Blushi: Kam marr lejen për çadrën elektorale
16/06/2005 Stafi i kandidatit të PS hedh poshtë akuzat e demokratëve
Korçë. Shtabi elektoral i kadidatit të PS-së në Korçë, ka hedhur poshtë pretendimet e kryetarit të Bashkisë, Robert Damo, për vendosjen e një çadre elektorale pa leje në parkun e qytetit. Stafi i Ben Blushit shprehet se çadra është vendosur në Parkun Rinia konform të gjitha rregullave dhe në respektim të Kodit të Etikës. Në një prononcim për “Metopol”, shefi i shtabit të Blushit, Niko Pandeli, shprehet se "çadrën e kemi vendosur duke respektuar të gjitha rregullat dhe ligjet. Kërkesën për lejen e vendosjen e çadrës ia kemi paraqitur Bashkisë së Korçës. Kjo është bërë në respektim të Kodit të Etikës dhe Kodit Elektoral”. Nga ana tjetër, shtabi i Blushit akuzon demokratët për prishjen e posterave të kandidatit të PS-së. Sipas tij, dy ditë më parë posterat e Blushit janë lyer me vaj makine, duke i dëmtuar ato. Për këtë janë fajësuar mbështetësit e Partisë Demokratike. Ndërkohë, vetëm dje ka rezultuar se dhe posterat e kandidatit të PD-së, Gjergji Pendavinji janë lyer po me vaj makine. Përfaqësuesi i shtabit të Blushit, shprehet se ky veprim është ndërmarrë nga vetë demokratët, për të lënë të nënkuptuar se janë socialistët që e kanë bërë këtë veprim. Pandeli shprehet se një veprim i tillë është në kundërshtim me Kodin e Etikës dhe të Zgjedhjeve, duke krijuar një situatë jo të mirë.