Greqi, përkujtohet vrasja e 15 vjecarit Aleksis Grigoropulos
ATHINE - Nxënësit dhe mësuesit do të nderojnë me demonstrata në shumë pjesë të vendit, adoleshentin Aleksis Grigoropulos, sot pas 3 vjetësh nga vrasja.
Në Athinë, studentët do të mblidhen në mesditë dhe pasdite. 5000 policë janë angazhuar për të parandaluar sulmet e mundshme.
Policia ka marrë masa të rrepta dhe do të monitorojë rrugët që të cojnë në sheshin qëndror dhe në universitet. Stacioni i Metrosë pranë Universitetit dhe sheshit Sintagma do të mbyllen. Policia do të ndalojë trafikun e automjeteve dhe ndalim-parkimin në rrugët kryesore. Do të jenë në gatishmëri edhe pesë ambulanca.
"Forcat e ruajtjes së rendit janë udhëzuar të jenë të matur, por për cdo incident reagimi i tyre do të jetë i menjëhershëm", thotë një zyrtar i policisë.
15 vjecari Aleksis Grigoropulos u vra në dhjetor të vitit 2008, në lagjen Eksarkia të Athinës, nga ish polici Epaminonda Korkoneas, i cili për këtë krim është dënuar me burgim të përjetshëm.
Vrasja shkaktoi një valë të paparë revoltash në Greqi për disa muaj me radhë dhe në cdo përvjetor të 15 vjecarit, në Greqi vazhdojnë të zhvillohen protesta.