Eltoni tek “Big Brother Europe”
Ishte një lajm surprizë por shumë i pëlqyer. Chantel Foster vjen në Shqipëri në cilësinë e regjizores së një programi i cili po bën namin me audiencën në disa vende të Europës por që këtë vit do të ketë një risi. “Big Brother Europe” është një reality show më i ri që do të startojë në muajin dhjetor ku do të marrin pjesë të rinj nga e gjithë Europa. Për këtë arsye, regjizorët e këtij spektakli gjigand kanë ndjekur me vëmendje spektaklet “Big Brother” të vendeve të ndryshme, e natyrisht edhe Tonin dhe kanë përzgjedhur Elton Tozjan si përfaqësuesin e Shqipërisë me këtë rast.Ishte një lajm surprizë por shumë i pëlqyer. Chantel Foster vjen në Shqipëri në cilësinë e regjizores së një programi i cili po bën namin me audiencën në disa vende të Europës por që këtë vit do të ketë një risi. “Big Brother Europe” është një reality show më i ri që do të startojë në muajin dhjetor ku do të marrin pjesë të rinj nga e gjithë Europa. Për këtë arsye, regjizorët e këtij spektakli gjigand kanë ndjekur me vëmendje spektaklet “Big Brother” të vendeve të ndryshme, e natyrisht edhe Tonin dhe kanë përzgjedhur Elton Tozjan si përfaqësuesin e Shqipërisë me këtë rast.
“Chantel erdhi vetë dhe ma dha lajmin duke mos preferuar telefonin apo postën elektronike” tregon Eltoni i emocionuar. Në fillim nuk më tha asgjë por më kërkoi që ta shoqëroja në një tur nëpër Shqipëri. E kam çuar nga maja më e lartë e veriut deri në skajin më jugor. Më pas më bëri me dije arsyen e vërtetë të vizitës së saj që ishte të më komunikonte pjesëmarrjen në “Big Brother Europe” Tani pjesëmarrja ime në këtë realite show është e sigurtë. Unë do të shkoj në Londër në tetor dhe më pas në dhjetor fillon spektakli. Klipin tim e kemi xhiruar në Krujë si një vend që e magjepsi shumë Chantelin. Kur e kam pyetur se përse më zgjodhën pikërisht mua, ajo më tha: “Edhe pse ti ndenje shumë pak në “Big Brother” ti spikate për tipin tënd, për karizmën, sarkazmën, dhe mënyrën e komunikimit të drejtëpërdrejtë por dhe jo ofenduese. Pastaj ata kanë parë tek unë backgroundin si shkollimin, gjuhët e huaja, eksperiencën në punë etj. Sipas tyre unë isha ALBANIAN ENGLISH TYPE!”
Me gjithë këto fjalë të mira, i bie që Eltoni të jetë shumë më me fat se gjithkush që ka marrë pjesë apo do të marrë tek “Big Brother Albania”, por duhet të presim për të parë nëse e gjithë kjo do të realizohet pasi ka disa muaj përpara. Ne gjithsesi ia urojmë Eltonit me gjithë zemër pjesëmarrjen në këtë program.