E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dashuria me Bleron... ju lë në dilemë”

Autori i Lajmit: red.
Njëra ndër aktorët që ju bën të qeshni është edhe karakteri i Sarandës që luhet nga aktorja Teuta Krasniqi. E qetë dhe shumë e hapur, Teuta tregon historinë e këtij karakteri, flet për jetën private dhe nuk heziton të tregojë për shkrimtarët dhe filozofët e saj të preferuar. Plane të mëdha na tregon aktorja dhe moderatorja Teuta Krasniqi, ndërsa shprehet se në këngë pret ftesë për një duet.

Keni një personazh shumë interesant në Kafenenë Tonë! Si e përshkruani ju karakterin e juaj në këtë Tv Serial?
Saranda është vajzë e këndshme, argëtuese dhe deri në ekstrem naive. Të them të vërtetën kënaqëm më të dhe për ato pak orë prova dhe xhirime relaksohem nga mënyra e të menduarit dhe të shprehurit të saj, (qesh)...

Tashmë u bënë disa vite që jeni në këtë serial. Si është marrëdhënia juaj me kolegët?
Me gjithë kolegët kaloj shumë mirë, po bëhen pesë vite që ekziston seriali dhe ne gati për çdo ditë jemi bashkë në prova dhe xhirime saqë na është bërë si një familje e dytë ai ambient. Duke pasur respekt e mirëkuptim reciprok besoj se kemi arritur ta mbajmë kaq gjatë serialin në formë.

Sa ju mundojnë xhirimet? Lodheni gjatë punës apo është kënaqësi kur filloni të xhironi?
Gjithsesi që është kënaqësi të punosh në profesionin që do, por natyrisht që ka edhe shumë lodhje. I gjithë ekipi e konsiderojmë si punë primare serialin dhe mundohemi që gjitha punët e tjera t i koordinojmë në atë mënyrë që mos të pengojmë procesin e zakonshëm në serial. Gjithsesi kënaqësia është në dozë me të madhe se sa vet lodhja.

Kush është ai që ju bën më shumë për të qeshur gjatë xhirimeve të serialit?
Shumë shpesh na ndodh të qeshim gjatë xhirimeve dhe nganjëherë batutat me interesante dinë të ndodhin spontanisht pikërisht nga ato të qeshura të cilat pastaj i shfrytëzojmë edhe në episode. Na ndodh secilit me secilin dhe i gjithë ky proces edhe pse e ndërpret xhirimin gjithsesi është një lloj freskie për xhirim.

Më parë edhe keni kënduar. A dëshironi prapë t i ktheheni muzikës apo këtë ia keni lënë motrës tuaj?
Në fakt gjithmonë kam thënë se asnjëherë nuk kam pasur ambicie të bëhem këngëtare. Kam kënduar disa here, por gjitha këngët e mia kanë qenë të lidhura me moderim ose me shfaqje që e kam konsideruar si një pasurim te prezantimeve të mia edhe pse insistimet për të vazhduar unë me muzikë kanë qenë të shumta. Unë them që dua të bej atë që di më së miri, aktrimin dhe moderimin, ndërsa do të këndoj vetëm atëherë kur mendoj që e plotëson një rol apo prezantim timin ose po të kem ndonjë ofertë interesante për duet, nuk i dihet. E sa i përket motrës nuk ia kam lënë unë muzikën, por ajo është e bekuar me këtë talent dhe e do jashtëzakonisht shumë muzikën. Unë mundohem t i ofroj përkrahjen time maksimale në çdo aspekt.

Si aktore, çfarë mendoni për estradën?
Nuk mendoj që me një fjali mund të jap mendim për një komunitet të tërë siç është estrada. Ka shumë prej tyre që me pëlqejnë, dikush për stilin dikush për vokalin, ka edhe prej tyre që mendoj se kanë nevojë për këshilla, por asnjëherë nuk mund ta përgjithësoj mendimin sepse gjithçka është individuale dhe nuk ka mundësi që mos të pëlqehen apo lavdërohen të gjithë duke zgjedhur si përfaqësues një të pëlqyer ose një më pak të pëlqyer. Shija është çështje që nuk diskutohet dhe gjykimi asnjëherë nuk mund të jetë objektiv.

Ka thashetheme që keni filluar një lidhje të re me Bleron...Sa e vërtet është kjo?
Nuk preferoj shumë që të flas për jetën time private. Gjithçka që mund të them është se ndihem shumë mirë me jetën time private dhe kur të konsideroj se ka ardhur koha për të thënë diçka më shumë, do të jap përgjigje më të plotë.

Shumë njerëz pyesin për pijen tende të preferuar. Cila është ajo?
Mbase do t ju duket fëmijërore por unë pi shumë qumësht dhe ujë, kur them shumë, vërtetë mendoj shumë...

Cili është karakteri juaj në jetën e përditshme? Jeni agresive, e qetë apo....
Është e pamundur të jem objektive nëse do ta përshkruaj vetën, por po mundohem me disa fjalë. Nuk jam as agresive as shumë e qetë, nganjëherë jam më impulsive se sa duhet, por asnjëherë nuk ja cenoj tjetrit territorin e vet nga dëshirat apo nevojat e mia. Jam mjaft komunikative dhe e afërt me njerëz. Ajo qe çmoj të vetja është se nuk i gjykoj të tjerët asnjëherë, mundohem t i kuptoj dhe pranoj ashtu siç janë, me të mirat e me të metat e tyre.

Çfarë diete përdor Teuta që është gjithnjë kaq në formë?
Kurrë nuk kam mbajtur dietë dhe shpresoj që mos ta kem të domosdoshme ndonjëherë të kem nevoje për dietë sepse do ta kisha shumë të vështirë. Unë ha shumë ëmbëlsira dhe kam përshtypjen se organizmi im ka fituar imunitet në këtë drejtim dhe nuk ndikojnë aspak në peshën time. Shpresoj se nuk do të kem nevojë që të heq dorë nga to.

Cili është filozofi juaj i preferuar dhe pse?
Në fakt, në kohën kur njerëzve në një moshë të caktuar, iu shfaqen preferencat ose interesi për të qenë më studios në një fushë të caktuar, pikërisht në atë kohë letërsia ishte ajo që më bëri për vete më shumë se Filozofia apo ndonjë fushë tjetër..Por, sigurisht që edhe unë e kam të preferuarin tim, ai është Sokrati, për faktin që njihet si babai i filozofisë morale dhe të përgjithshme. Mendoj që para thënieve të tij filozofike, asnjë njeri nuk mund të qëndroj gjakftohte!

Po nga shkrimtarët cilin preferoni më shumë dhe kush është motivi?
Në galerinë time kam tre shkrimtar të preferuar: Gabriel Garsia Marquez, Paolo Coelho dhe Khaled Hosseini. Që të tre ende jetojnë, që të tre trajtojnë tema aktuale dhe njerëzorë, flasin për fate të ndryshme ku domosdoshmërish çdo lexues e bëjnë për vete dhe e pasurojnë bagazhin e tyre intelektual dhe emocional. Unë thjesht inspirohem nga këta tre shkrimtare.

Na tregoni diçka për planet në të ardhmen... Në cilat shfaqje apo filma, seriale je e angazhuar?...
Përveç punës në serial, sezoni i të cilit është nga fundi, jam duke punuar intensivisht në projektin tim. Fjala është për një cikël emisionesh që së shpejti do të transmetohet në RTK. Do të jetë ky një emision me karakter humanitar të cilin e kam shumë për zemër. Aktualisht jam edhe bashkë-producent e serialit vendor Spitaliks. Po ashtu, luaj në shfaqjen “Kuzhina e viktimave”, e cila është në repertorin e teatrit Dodona. Kam shumë angazhime njëkohësisht dhe shumë plane sa që nuk do të kem as një javë pushim gjatë verës, por më të rëndësishmin tani e kam projektin tim për të cilin shpresoj dhe besoj shumë se do të mirëpritet nga shikuesit.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›