Prokuroria kërkon 48 vjet burg për trafikantët e armëve
Autori i Lajmit: red.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin e katër trafikantëve të municioneve me 48 vjet burg. Në seancën e djeshme të zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, prokurori i çështjes ka kërkuar dënimin e Zamir Kotrit dhe Rrahman Demës me nga 13 vjet heqje lirie. Gjithashtu, gjatë leximit të konkluzioneve është kërkuar edhe dënimi me nga 11 vjet burg i shtetasve Ahmet Ferati dhe Artan Aliaj. Sipas Prokurorisë për të katër të pandehurit janë paraqitur prova të forta që tregojnë konsumimin e veprën penale të “Trafikimit të armëve në bashkëpunim”, e cila parashikohet nga neni 278 i Kodit Penal. Nga hetimi profesional që ka bërë grupi hetimor rezulton se i pandehuri Ahmet Ferati nga Kukësi, në datën 13.06.2007 ka blerë nga një shtetas kosovar katër copë pistoleta. Këtë sasi pistoletash ai e ka blerë me porosi të pandehurit tjetër Rrahman Demaj dhe ky banor i qytetit të Kukësit. Menjëherë pas sigurimit të “mallit”, në datën 14.06.2007 i pandehuri Ahmet Ferati është nisur herët në mëngjes nga Kukësi në drejtim të Shkodrës, ku do t i dorëzonte pistoletat të pandehurit Rrahman Demaj. Nga hetimet e kryera u provua se Ahmet Ferati është nisur në drejtim të Shkodrës me një furgon pasagjerësh dhe kishte lënë takim për dorëzimin e armëve në qendër të Shkodrës tek vendi i quajtur “Pesë Heronjtë e Vigut”, në një lokal me tulla të kuqe me porositësit e armëve Rrahman Demaj. Ky i fundit ka rënë dakord që pistoletat e llojit Mini Bloë t i blinte me shumën 60.000 lekë të reja. Lidhur me këtë situatë policia ka arrestuar në flagrancë dy të pandehurit dhe nga transkriptimi i bisedave telefonike të tyre ka rezultuar se Zamir Kotrri është një ndër bashkëpunëtorët kryesorë në kryerjen e këtij trafiku armësh. Kështu, ai ka biseduar me të pandehurin Rrahman Demaj për të siguruar këto armë dhe më pas ka dërguar për të marrë armët në qytetin e verior tek Ahmet Ferhati një të njohurin e tij dhe pikërisht të pandehurin Artan Aliaj.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009