E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uithers: Do të bashkëpunojmë ngushtë me qeverinë e re

Autori i Lajmit: red.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë edhe një herë tjetër thirrje Shqipërisë që të zhvillojë zgjedhje të lira dhe brenda standardeve ndërsa kanë theksuar se do të bashkëpunojnë me çdo qeveri që do të dalë pas 28 qershorit. Këto komente janë bërë dje nga ambasadori amerikan në Shqipëri, Xhon Uithers gjatë një vizite që zhvilloi në Berat. Ai pohoi se SHBA pret që zgjedhjet parlamentare shqiptare që priten të zhvillohen më 28 Qershor të jenë të lira dhe të ndershme. Uithers në fjalën e tij rreth zgjedhjeve, garantoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë e re që do të dalë nga votimet e shqiptarëve. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë mbështetja kryesore për shqiptarët në arenën ndërkombëtare”, - tha ai. Por, zgjedhjet siç vlerësoi Uithers kërkojnë edhe standarde. Në këtë pikë ai përmendi procesin me kartat e identitetit. Ai kërkoi që procesi i rëndësishëm të ecë normalisht dhe të realizohet në kohë. Më pas ambasadori vijoi me apelin që të gjithë shqiptarët të aplikojnë për kartat e identitetit deri ne 28 maj.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›