SHBA: Kolonelët e Greqisë gjejnë gjuhën me Enver Hoxhën
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Dan Morgan, korrespondent i shërbimit të jashtëm të “Uashington Post”, Beograd
Beograd, 28 gusht 1971 - Parashikimi i zymtë i anglezëve se “do të ketë shqetësime këtë pranverë në Ballkan”, u shndërrua në një metaforë për dhunën kontinentale dhe trazirat. Një nga arritjet e papërmendura të kohës së pasluftës ka qenë paqja dhe mirëqenia në atë që quhej rastësisht “Fuçia me barut e Evropës”. Kjo e bën më të lehtë për të harruar se Ballkani është ende një potpuri gjeopolitike, ku shtetet kliente të Amerikës, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës bashkekzistojnë në një zonë vetëm pakëz më të madhe se sa “Neë England” në SHBA. Në këtë kontekst, deklarimet e shtypit hungarez se Kina është duke ndërtuar një “bllok antisovjetik” në Ballkan, kanë një kërcënim të sigurt. Kanë kaluar vetëm disa javë që prej emergjencës. Madje, në një takim mungonte Rumania, për shkak të një doktrine të qartë sovjetike që pengonte neutralitetin për vendet komuniste në debatin kino-sovjetik. Që prej atëhere, shtypi jugosllav i ka përshpejtuar politikat e tij gjaknxehte me Moskën që paralajmëronte “forcë dhe presion”, dhe që ankohej dhe akuzonte se gogoli kinez ishte një “halucinacion makthi dhe kasandrian”. Dhe Presidenti rumun, Nikolae Çaushesku, ka denoncuar “imperialistët” (lexo sovjetikët), duke i dhënë një lloj miratimi si Pekinit, ashtu edhe Moskës. Disave ky mund t u duket një reagim i tepruar. Por një ndjenjë e vërtetë e kërcënimit sovjetik është vetëvendosur në Ballkan që prej vitit 1968. Pushtimi i Çekosllovakisë, ngritja e sovjetikëve, ndikimi i zbehtë i Amerikës në Evropë kanë krijuar dy rryma sot në politikat e Ballkanit. Njëra çon drejt marrëdhënieve më të mira me Kinën, ndërsa tjetra mbledh së bashku vetë vendet e Ballkanit. Asgjë nuk ka qenë e lehtë për Ballkanin të përcaktohej ndonjëherë. Madje, ka mosmarrëveshje edhe për pozitën gjeografike në të cilën këto vende shtrihen. Në përkufizimin e tyre më të përgjithshëm, ata janë një rajon me vargmale në Bullgari, i kufizuar në jug nga lugina me trëndafila dhe trumza. Gjeografikisht, Ballkani është gadishulli i formuar nga deti Adriatik, Egje dhe Deti i Zi. Të tjerë thonë se ballkanasit janë me të vërtetë në një gjendje shpirtërore të “koklavitur, të dëshpëruar dhe të ndarë” që shtrihet deri në “Land Strasse” të Vjenës. Në kuptimin e fjalës të “ballkanizosh”, do të thotë të “ndash në shtete kundërshtare shumë të vogla”. Në kontekstin e tyre bashkëkohës, vendet e Ballkanit kanë filluar të kuptojnë reputacionin e tyre shpërthyes, por ende jo mosmarrëveshjet. Nëse ka ndonjë zgjidhje që të ketë kuptim për konfigurimin politik të parregullt në këtë rajon, është nacionalizmi. Askund nuk ka një nacionalizëm replikues më të fortë se sa në Ballkan. Aleancat kurioze apo në rastin e Jugosllavisë komuniste joaleancat, janë në funksion të këtij nacionalizmi që e bëjnë çdo vend të luftojë për pavarësi. Në disa aspekte, Kina është aleati ideal dhe i fuqishëm që ndodhet shumë larg. Ashtu si spostimet pro politikave kineze të Shqipërisë në vitin 1961 ishte një produkt frike nga Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia, ashtu u bë dhe afrimi gradual me Jugosllavinë pas pushtimit të Çekoskllovakisë. Kjo ka qenë një njohje pragmatiste e interesave të përbashkëta. Greqia e shpëtuar nga marrja e pushtetit nga komunistët pas Luftës së Dytë Botërore nga ndihma anglo-amerikane, vazhdon të hedhë sytë drejt Uashingtonit për ndihmë ushtarake dhe ekonomike. Varësia e Turqisë nga Amerika dhe NATO-ja, është rezultat i shekujve frikë nga rusët. Mosangazhimi i Jugosllavisë është përcaktuar gjithashtu nga faktorët e sigurisë dhe bindjeve të krijuara nga historia, ku aleatëve nuk mund t u besohet. Edhe përkushtimi i nënshtruar i Bullgarisë ndaj Bashkimit Sovjetik, mund të shpjegohet tek frikërat e pasluftës që pa një mbrojtës të fuqishëm të identitetit të saj kombëtar, ajo do të gëlltitej në Konfederatën Komuniste dominuar nga armiqtë e tyre të vjetër, serbët. Sot ka ende një nacionalizëm të nënkuptuar në refuzimin e Bullgarisë ndaj njohjes së shtetit të Maqedonisë që pretendojnë të kenë një tjetër identitet nga Bullgaria. Ky ambiguitet ka qenë i mjaftueshëm për të lënë dyshime për qëllimet e saj territoriale përkundrejt Republikës së Maqedonisë në Jugosllavi. Paragjykimet e vjetra dhe emocionet luajnë pjesën e tyre në Ballkanin bashkëkohor, ashtu siç ndodhi dhe në pranverë kur tensionet në Jugosllavi mes 8.4 milionë serbve dhe 4.2 milionë kroatëve arritën kulmin këto 25 vitet e fundit. Mbase është e vërtetë për shembull, se rusët pëlqehen nga bullgarët për shkak se ata janë pasardhës të sllavëve dhe nuk është se kanë ndonjë konsideratë të madhe për rumunët, të cilët kanë origjinë latine. Është gjithashtu e mundur se malazezët ndiejnë një lidhje nostalgjike gjaku me rusët, ndërsa sllavët jugorë, sllovenët dhe kroatët kanë jetuar në Perandorinë Austro-hungareze dhe nuk e kanë këtë ndjesi. Shqiptarët, të cilët janë etnikisht unikë në llojin e tyre, u frikësohen dhe urrejnë serbët. Por ende gjeopolitika është gradualisht duke i zëvendësuar paragjykimet si përcaktues kryesorë të politikave kombëtare në Ballkan. Kjo është një arsye për bashkimin e vendeve të Ballkanit që kundërshtohen nga ideologjia, temperamenti dhe tradita. Diktatura ushtarake në Greqi është duke ndjekur në mënyrë aktive një Politikëveriore të marrëdhënieve të mira me fqinjët e tyre komunistë. Kolonelët kanë arritur të normalizojnë marrëdhëniet me Shqipërinë pas përfundimit të gjendjes 25-vjeçare të luftës për pretendimet territoriale të diskutueshme të Epirit të Veriut. Zyrtarët më të lartë të regjimit të Athinës kanë vizituar Sofjen dhe Bukureshtin, ndërsa ka zëra dhe për një vizitë të Presidentit Papadhopullos në Jugosllavi. Rumania dhe çuditërisht Bullgaria, kanë bërë thirrje për një marrëveshje të re për sigurinë e Ballkanit. Bullgaria dëshiron një shkëmbim deklaratash që kërkojnë heqjen dorë nga përdorimi i forcës. Rumania kërkon ta mbajë rajonin të lirë nga trupat dhe stërvitjet ushtarake dhe është e shqetësuar që do të jetë e para në linjë të çdo ndërtimi të një kryeure ushtarake të një Ballkani sovjetik. Një bashkim i tillë i vendeve të Ballkanit mund vetëm të mirëpritet. Por kjo zonë përmban ende farat e një shpërthimi të mundshëm. Një milionë shqiptarë (shumica të varfër) në Jugosllavi dhe 1.6 milion hungarezë në Rumani, që jetojnë ngjitur me vendet amtare të tyre, shqetësojnë si Beogradin ashtu edhe Bukureshtin. Në vitin 1968, trazirat mes shqiptarëve që protestonin kundër politikave shtypëse serbe bënë që të dukej se Tirana kishte vendosur të luante kartën e rrezikshme të nxitjes. Por pas vitit 1968, nisi një ngrohje e menjëhershme me Beogradin dhe problemet u sheshuan. Hungaria i kujtonte Rumanisë për zhvillimet politike të hungarezëve në Transilvani. Momentalisht si Beogradi, ashtu edhe Bukureshti, po ndjekin një politikë tolerimi për minoritetet. Instinktet politike të Ballkanit, sigurisht që janë mprehur nga shekuj përdorimi si pengje për fuqitë e mëdha. Prandaj nuk ishte surprizë kur Presidenti Çaushesku, menjëherë pas kthimit nga një tur nga Kina në qershor, tha se ditët e shfrytëzimit të jashtëm të Ballkanit nuk duhet të rikthehen kurrë. Problemi është se në pikëpamjen e sovjetikëve, Rumania ka mëkatuar haptazi. Është e qartë se sovjetikët dhe kinezët kërkojnë të kenë marrëdhënie me të 13 partitë komuniste dhe refuzojnë të njohë linjën e komunizmit kombëtar. Çaushesku ashtu si edhe Titoja i Jugosllavisë ka fituar një prestigj të pamasë në qëndrimin e tij dhe e di shumë mirë që s mund të ketë kthim mbrapa. Duke marrë parasysh distancën e Kinës dhe nivelin e ekonomisë së saj, ideja e një Pekini të pozicionuar fuqishëm në Ballkan nuk mund të merret ndryshe, por veç si një “halucinacion” ashtu siç jugosllavët thonë se është. Por Pekini është duke e krijuar haptazi prezencën e tij. Për herë të parë në shumë vite, “Kofina” do të ketë ekspozitë në panairin e Zagrebit. Në 16 gusht, delegacioni i hierarkisë më të lartë të ushtrisë kineze vizitoi për herë të parë që prej vitit 1969 Evropën Lindore. Ai mbërriti në Tiranë pas një ndalimi në Bukuresht, që u duk sikur po përgatiste një vizitë të kryeministrit kinez, Çu En Lai. Rreshtimet politike botërore duket se po shtendosen gjithnjë e më tepër. Kjo do të ndihet në Ballkan dhe bota nuk duhet të harrojë fuqitë e vogla që tani po manovrojnë për të ruajtur pavarësinë e tyre kombëtare në këtë rajon.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2009