Xhenierë shqiptarë për çminimin e Bosnjës
Shqipëria miraton dërgimin e një
grupi xhenierësh për asgjësimin
e municioneve dhe eksplozivëve në
Bosnjë. Pas kërkesës së Bashkimit
Evropian dhe qeverisë së Sarajevës,
Tirana zyrtare miratoi dërgimin e një
ekipi çminuesish. Qeveria miratoi në
mbledhjen e djeshme aktin normativ
"për dërgimin në Bosnjë- Hercegovinë
të një grupi të asgjësimit të municioneve
dhe eksplozivëve (AME) të
Forcave të Armatosura të Republikës
së Shqipërisë, për të marrë pjesë në
operacionin ‘ALTHEA‘ të Bashkimit
Evropian, në zbatim të rezolutës
nr.1551, datë 09.07.2004, të Këshillit
të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara".
Ushtarakët që do të marrin
pjesë në operacionin "ALTHEA", për
ditët e qëndrimit në këtë operacion,
veç pagës mujore marrin, për vështirësi
shërbimi, edhe një shpërblim
ditor, në masën që do të caktohet
me vendim të Këshillit të Ministrave.
grupi xhenierësh për asgjësimin
e municioneve dhe eksplozivëve në
Bosnjë. Pas kërkesës së Bashkimit
Evropian dhe qeverisë së Sarajevës,
Tirana zyrtare miratoi dërgimin e një
ekipi çminuesish. Qeveria miratoi në
mbledhjen e djeshme aktin normativ
"për dërgimin në Bosnjë- Hercegovinë
të një grupi të asgjësimit të municioneve
dhe eksplozivëve (AME) të
Forcave të Armatosura të Republikës
së Shqipërisë, për të marrë pjesë në
operacionin ‘ALTHEA‘ të Bashkimit
Evropian, në zbatim të rezolutës
nr.1551, datë 09.07.2004, të Këshillit
të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara".
Ushtarakët që do të marrin
pjesë në operacionin "ALTHEA", për
ditët e qëndrimit në këtë operacion,
veç pagës mujore marrin, për vështirësi
shërbimi, edhe një shpërblim
ditor, në masën që do të caktohet
me vendim të Këshillit të Ministrave.