Trupa shtesë në Afganistan
Shqipëria pritet të dërgojë
një kontingjent shtesë tru
pash në Afganistan, të përbërë
nga dy grupe ekspertësh
ushtarakë nga më të mirët.
Qeveria shqiptare tashmë e ka
marrë vendimin e saj dhe ekipi i
ushtarakëve po bëhet gati për të
mbërritur në Kabul në ditët e
ardhshme. Në një prononcim të
tij për "Shqip", zv/ministri i
Mbrojtjes, Petrit Karabina, theksoi
se Shqipëria vazhdon me një
ritëm më të shtuar rreshtimin e saj
në koalicionin kundër terrorizmit
që drejtohet nga SHBA. Sipas
numrit dy të Ministrisë së
Mbrojtjes, bëhet fjalë për një kontingjent
ekspertësh nga më të
përgatiturit e Forcave të Armatosura,
të cilët do të shërbejnë në Afganistan
për trajnimin e ushtrisë
dhe forcave të policisë së shtetit
aziatik, i cili prej vitit 2001 është
nën protektoratin ndërkombëtar,
ku vepron forca paqeruajtëse e
drejtuar nga NATO, "ISAF".
Megjithëse numri i kontingjentit
të ri nuk është i lartë, ata mund të
shtohen në të ardhme. Aktualisht
pritet që të mbërrijnë në Kabul
rreth 18 oficerë të reparteve elitare
shqiptare, siç janë ato "Komandot"
dhe trupat speciale të Farkës.
Në fakt, shtimin e pjesëmarrjes
shqiptare në Afganistan e deklaroi
edhe Kryeministri Sali Berisha,
pikërisht të hënën, gjatë një deklarate
publike. Duke folur për angazhimet
e Shqipërisë pas marrjes
së ftesës për anëtarësim në NATO,
Kryeministri Berisha deklaroi se
vendi ynë do të dërgojë dy grupe
shtesë në Afganistan dhe diskutimet
tona janë që forcat shqiptare
të shtohen edhe me 100 trupa të
tjera shtesë. Ndërkaq, Shqipëria
po shqyrton planet për të dërguar
një numër trupash që do t‘i shtohen
misionit paqeruajtës të Organizatës
së Kombeve të Bashkuara
në Darfur. Megjithatë, për angazhimin
në Afrikë, edhe pse ka
një vullnet politik të qeverisë shqiptare
për të marrë pjesë në misionet
paqeruajtëse, ende nuk është
diskutuar për një numër
konkret. Shqipëria ka aktualisht
140 trupa oficerësh dhe ushtarësh
që veprojnë në "ISAF" (Forcën
Ndërkombëtare të Asistencës dhe
Sigurisë). Komandot shqiptare në
Afganistan veprojnë në dy
grupime të veçanta, i pari është
nën komandën turke, kurse tjetri
është një grup mjekësh ushtarakë
që veprojnë në kuadrin e një kontingjenti
të vendeve të Kartës së
Adriatikut. Ndërkaq, Shqipëria ka
të angazhuar rreth 120 oficerë dhe
ushtarë në Irak, të cilët janë nën
komandën e Shteteve të Bashkuara
të Amerikës. Ndërsa rreth 80
trupa të tjerë shtesë ndodhen në
misionin paqeruajtës në Bosnjë, i
cili drejtohet nga Bashkimi Evropian.
Gjithsej Shqipëria është e angazhuar
me 350 trupa paqeruajtëse
në misionet ushtarake
ndërkombëtare, të cilët pritet të
shtohen së paku me 100 pjesëtarë.
Me marrjen e ftesës për anëtarësimin
në NATO, Shqipëria mund të
rrisë potencialisht, sigurisht me
mundësitë e saj financiare për t‘i
paguar, numrin e efektivave ushtarake.
Deri tani nuk ka pasur asnjë
ushtar apo oficer shqiptar të
vrarë në misionet ushtarake jashtë
vendit. Trupat tona në Afganistan
dhe në Irak kanë një marrëdhënie
më të mirë me vendasit,
se shumë prej ushtarëve të
vendeve të tjera.
një kontingjent shtesë tru
pash në Afganistan, të përbërë
nga dy grupe ekspertësh
ushtarakë nga më të mirët.
Qeveria shqiptare tashmë e ka
marrë vendimin e saj dhe ekipi i
ushtarakëve po bëhet gati për të
mbërritur në Kabul në ditët e
ardhshme. Në një prononcim të
tij për "Shqip", zv/ministri i
Mbrojtjes, Petrit Karabina, theksoi
se Shqipëria vazhdon me një
ritëm më të shtuar rreshtimin e saj
në koalicionin kundër terrorizmit
që drejtohet nga SHBA. Sipas
numrit dy të Ministrisë së
Mbrojtjes, bëhet fjalë për një kontingjent
ekspertësh nga më të
përgatiturit e Forcave të Armatosura,
të cilët do të shërbejnë në Afganistan
për trajnimin e ushtrisë
dhe forcave të policisë së shtetit
aziatik, i cili prej vitit 2001 është
nën protektoratin ndërkombëtar,
ku vepron forca paqeruajtëse e
drejtuar nga NATO, "ISAF".
Megjithëse numri i kontingjentit
të ri nuk është i lartë, ata mund të
shtohen në të ardhme. Aktualisht
pritet që të mbërrijnë në Kabul
rreth 18 oficerë të reparteve elitare
shqiptare, siç janë ato "Komandot"
dhe trupat speciale të Farkës.
Në fakt, shtimin e pjesëmarrjes
shqiptare në Afganistan e deklaroi
edhe Kryeministri Sali Berisha,
pikërisht të hënën, gjatë një deklarate
publike. Duke folur për angazhimet
e Shqipërisë pas marrjes
së ftesës për anëtarësim në NATO,
Kryeministri Berisha deklaroi se
vendi ynë do të dërgojë dy grupe
shtesë në Afganistan dhe diskutimet
tona janë që forcat shqiptare
të shtohen edhe me 100 trupa të
tjera shtesë. Ndërkaq, Shqipëria
po shqyrton planet për të dërguar
një numër trupash që do t‘i shtohen
misionit paqeruajtës të Organizatës
së Kombeve të Bashkuara
në Darfur. Megjithatë, për angazhimin
në Afrikë, edhe pse ka
një vullnet politik të qeverisë shqiptare
për të marrë pjesë në misionet
paqeruajtëse, ende nuk është
diskutuar për një numër
konkret. Shqipëria ka aktualisht
140 trupa oficerësh dhe ushtarësh
që veprojnë në "ISAF" (Forcën
Ndërkombëtare të Asistencës dhe
Sigurisë). Komandot shqiptare në
Afganistan veprojnë në dy
grupime të veçanta, i pari është
nën komandën turke, kurse tjetri
është një grup mjekësh ushtarakë
që veprojnë në kuadrin e një kontingjenti
të vendeve të Kartës së
Adriatikut. Ndërkaq, Shqipëria ka
të angazhuar rreth 120 oficerë dhe
ushtarë në Irak, të cilët janë nën
komandën e Shteteve të Bashkuara
të Amerikës. Ndërsa rreth 80
trupa të tjerë shtesë ndodhen në
misionin paqeruajtës në Bosnjë, i
cili drejtohet nga Bashkimi Evropian.
Gjithsej Shqipëria është e angazhuar
me 350 trupa paqeruajtëse
në misionet ushtarake
ndërkombëtare, të cilët pritet të
shtohen së paku me 100 pjesëtarë.
Me marrjen e ftesës për anëtarësimin
në NATO, Shqipëria mund të
rrisë potencialisht, sigurisht me
mundësitë e saj financiare për t‘i
paguar, numrin e efektivave ushtarake.
Deri tani nuk ka pasur asnjë
ushtar apo oficer shqiptar të
vrarë në misionet ushtarake jashtë
vendit. Trupat tona në Afganistan
dhe në Irak kanë një marrëdhënie
më të mirë me vendasit,
se shumë prej ushtarëve të
vendeve të tjera.