"Na llogarisni edhe ne"
Çdo gjë që bëhet në Shqipëri/që të lulëzojë i bukuri atdhe/edhe pse të vegjël, jemi fëmijë/na llogarisni edhe ne...
Titulli i shkrimit, siç shihet është marrë nga këto vargje që i përkasin një prej këngëve (nëse mund ta quajmë hit), të viteve ‘80-të në festivalet e fëmijëve të asaj kohe. Dhe, e kujtuam jo thjesht për nostalgji, por për të lajmëruar festën e radhës, prej nga dalin këngë të ngjashme, kaq të bukura e mbresëlënëse. Pikërisht,
të shtunën e të dielën, zhvillohet Festivali i 46-të i Këngës, organizuar nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ky
festival në përmasë mbarëkombëtare, zhvillohet prej 45 vitesh në kryeqytet. Ky event i ka fillimet e veta tek artistët e sotëm të skenës e ekranit, që dikur ishin fëmijët protagonistë të ish-Pallatit të Pionierëve dhe përsëritet në mënyrë periodike, me kompozitorët më të njohur shqiptarë, me pjesëmarrjen e fëmijëve nga gjithë trojet shqipfolëse, Mali i Zi, Kosova e Maqedonia, që vijnë me përmasën e tyre të talentit. Festivali i sivjetshëm do të prezantohet nga Agim Rrëza, organizuesi për 12 vite me radhë i Festivalit dhe Mariza Ikonomi, fëmijë i dalë pikërisht nga ky festival. Mbi 250 të vegjël ngjiten në skenë, artistë të së nesërmes sonë euroatlantike, në Festivalin e përvitshëm, pjesë e organizimeve qeveritare për muajin e kulturës Kosovë-Shqipëri, që këtë vit zhvillohen në një kuadër më të plotë, me një Kosovë më të konsoliduar në demokraci, spektakël që përuron muajin e përbashkët shqiptar.
Sipas drejtoreshës së Festivalit, Ardita Repishti, "QKKF, - nëpërmjet Festivalit të Këngës, si veprimtari mbarëkombëtare, që ka krijuar traditën e tij të gjatë në vite, në skenën e të cilit janë ngjitur e afirmuar me qindra fëmijë që më pas kanë marrë rrugën e artit, - synon:
Evidentimin e fëmijëve të talentuar në të gjitha trevat e vendit, gjallërimin e jetës artistike të fëmijëve e të vendeve ku janë, ballafaqimin e stimulimin, nëpërmjet çmimeve, të aftësive të tyre individuale artistike, edukimin e brezit të ri me forma aktive, duke e parë këngën si një formë të shprehjes së jetës e integrimin e fëmijëve të shtëpisë së fëmijës, fshatit SOS, Institutit të Fëmijëve që nuk shikojnë dhe fëmijëve të policëve të vrarë, me bashkëmoshatarët e tyre, për një sjellje më të shëndetshme në shoqëri". Dy netët e festivalit do të zhvillohen në skenën e Akademisë së Arteve.