Dashuria të “qorron”
Njëra prej bukurosheve dhe këngëtareve që për këto vite ka bërë një karrierë interesante është edhe Anjeza Branka.
Ajo në një intervistë të dhënë për media shqiptare ka treguar për klipin e saj më të ri “Garipe jam”, duke thënë se do t’i realizojë edhe një klip interesant.
“Me pëlqejnë të gjitha pjesët e fytyrës time”, ka thënë ajo kur është pyetur se çfarë i pëlqen në fytyrën e saj. Megjithatë, i vlerëson sytë e saj si një pjesë më të mirë.
“Jam e kënaqur me veten. Shkodrani kur nuk të do, të thotë: ‘Të hyftë vetja në qejf’, ose ‘rrafsh në dashuri’”. Sipas saj, kjo fjalë do të thotë se kur bie njeriu në dashuri, “atëherë i mbyllën sytë”.
Megjithatë, Anjeza ka thënë se i beson dashurisë në shikim të parë, ndërkaq mashkulli ideal për të është: “Mashkulli që di të respektojë, që ka humor dhe që është inteligjent. Për mua mashkulli ideal duhet të jetë shumë i bukur. Dua të ma mbushë syrin. Ka shumë femra që thonë se nuk e shohin bukurinë, tek unë ndodh ndryshe. Dua të kënaqem për vete duke e parë”.