Nuk i konsideron rivale
Këngëtarja Argjentina Ramosaj, që në fare pak kohë arriti t’u “marrë” adhurues kolegëve të saj, ka thënë në një intervistë se nuk i konsideron rivale këngëtaret e estradës kosovare, përderisa ka thënë se ka në plan që të hyjë edhe në skenën ndërkombëtare.
Gjatë kësaj interviste, Argjentina ka folur edhe për jetën e saj private dhe ka treguar se nuk e ka në plan që të martohet, edhe pse është e dashuruar.
Ajo ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim të ri me Big Bastën, për të cilin ka thënë se ka bashkëpunime të shpeshta më të, përderisa ka thënë se kënga e re do të jetë e kompozuar nga Enis Presheva.
“Ndihem shumë e lumtur dhe e nderuar që kam pasur fatin dhe mundësinë të shpreh talentin tim dhe faleminderit shumë për mirënjohjen dhe përkrahjen të gjithëve atyre që më kanë mbështetur”, ka thënë ajo.
Kur është pyetur për marrëdhëniet e saj me këngëtaret e tjera, Argjentina ka thënë: “Unë deri më tani kam vetëm eksperienca pozitive. Kam ndërtuar një shoqëri shumë të mirë me shumë këngëtare dhe këngëtarë/artistë dhe vlen të përmend se më kanë pritur shumë mirë në mesin e tyre. U jam me të vërtetë mirënjohëse”.
Kurse lidhjen e saj me Valonin e përshkruan me këto fjalë: “Jo, asnjëri prej nesh nuk është xheloz, përkundrazi kemi mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin. Dashuria jonë është më e fortë se çdo gjë”.