Destinacioni i objekteve konfliktojnë këshilltarët
16/12/2008 Në listën e problemeve si bursat e studentëve ashtu edhe financimi i projekteve të kulturës
FIER- Mes debatesh të ashpra nga këshilltarë socialistë, demokratë dhe forcave të tjera politike ka kaluar mbledhja e Këshillit Bashkiak në Fier. Nuk kanë munguar këtu debatet mes këshilltarëve për projektvendimet e paraqitura nga Bashkia Fier për miratim.
Debatet
Teksa ka kaluar me vota të barabarta mes këshilltarëve ndihma ekonomike, debati ka nisur mbi pikën e dytë të rendit të ditës, e cila përcaktonte ndryshimet paraprake të disa pronave të paluajtshme shtetërore që kërkohen të transferohen për përdorim Bashkisë Fier. Megjithëse kjo pikë është miratuar, është kërkuar nga këshilltarët demokratë që të shpjegohet nëpërmjet një materiali destinacioni për përdorimin e tyre. “Ka edhe shumë prona të tjera që nuk i keni nxjerrë për privatizim”, -ka thënë këshilltari demokrat Ferdinand Murati. “Unë mendoj që për to të na jepni një informacion në lidhje me destinacionin e tyre”. Ndërkohë debatet kanë vazhduar për miratimin e listës së studentëve për miratim të bursës për vitin shkollor 2008-2209. Në këto debate është kërkuar nga këshilltarët e djathtë që emrat e studentëve përfitues të bursës të shihen dhe vendosen në bazë të rezultateve dhe kushteve ekonomike në të cilat ndodhen dhe në të njëjtën kohë edhe për vërtetësinë e plotësimit të dokumentacionit. Debatet kanë vazhduar sidomos edhe për miratimin e projekteve të ndryshme nga individë apo institucione sidomos artistike dhe kulturore ku është kërkuar me ngulm që këto projekte të jenë efikase dhe shpenzimet të mos shkojnë “lumë” për aktivitete pa vlerë dhe që nuk sjellin asnjë risi veç mbushjes së xhepave të individëve.