Përmbarimi rrafshon disa godina, liron pronën
16/12/2008 Himarë, asnjë nga drejtuesit në zyrë
VLORE- Një vendim që datonte fillimisht në korrik të 2006 dhe më pas në vitin 2009 ka bërë që përfaqësues të zyrës së përmbarimit në Vlorë të niseshin dje drejt Himarës. Vendimi, i cili ishte pezulluar një herë në harkun kohor të trevjeçarit të fundit, i njeh të drejtën e pronësisë shtetasit Arkiviadh Pano, ndaj 180 metër katror të Andrea Bollano dhe 150 metër katror Foto Bejlerit dhe pasardhësve të tyre. Ata kanë kërkuar pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të vendorit gjatë ekzekutimit, por kjo u është refuzuar, pasi kreu i bashkisë dhe nënkryetari nuk ndodheshin. Familjarët kanë kundërshtuar vendimin, duke arritur deri në kacafytje, e cila nuk është lënë të përshkallëzohej nga efektivët e policisë. Dilaver Celoaliaj, kreu i përmbarimit në Vlorë është shprehur se nuk ka gjetur mirëkuptim nga ana e Bashkisë së Himarës.