E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dasmat në PS/Pas martesës Rama-Veliaj, shpallet fejesa Ruçi-Gjinushi

Një palë këpucë të kuqe për shkesin Ram Alia

Pas martesës së të rinjve Erion Veliaj e Edi Rama, një tjetër dasmë pritet të kurorëzohet, kësaj radhe një politikan i moshuar që kërkon të martohet në shtëpinë socialiste. Nusja e re e rrudhosur është Skënder Gjinushi i Partisë Socialdemokrate, i cili është xhelozuar së tepërmi pas lidhjes së kurorës mes Edit dhe Jonit, prandaj kërkon të bashkëjetojë në një vaskë floriri, qoftë përshembull edhe me një fosile komuniste si Gramoz Ruçi. Kafet janë pirë dhe nishanet janë ndarë, madje në një prononcim për mediet rozë, Neri është shprehur se “ky bashkim do të ndodhë, por e sheh atë si mënyrën e vetme për të finalizuar bashkëpunimin dhe besnikërinë disavjeçare ndaj PS-së”. Ish-nusja e Ramiz Alisë, Ner Gjinushi ishte propozuesi i paradokohshëm i idesë së një konfederate të majtë, e cila nuk u konkretizua kurrë. Bile, në një dell xhelozie, ai komenton edhe martesën e kreut të G99 me aleaten e madhe të përbashkët, selinë rozë. Po ashtu ai komenton edhe kohën e shkurtër që i është dashur Veliajt, për të hyrë në dhomën e gjumit të Ramës. “Flasim për marrëdhëniet PS-PSD, në lidhje me zotin Rama, i dinë vetë marrëdhëniet e tyre”, thotë me njëfare pakënaqësie Ner Gjinushi. Oportunisti Veliaj i Mjaft, G99 dhe PS, si dhe Gjinushi i PSD, nuk kanë shkuar dhe aq mirë. Ish-kryeparlamentari dhe kreu i një partie të vogël, sistematikisht në nevojë mbijetese për çdo zgjedhje, është sulmuar në të gjitha format nga Veliaj, edhe si parti që së bashku me ca të tjera duhet të largoheshin nga skena politike.
Sot gjërat kanë ndryshuar.
Ndofta kjo është politika e re - në fakt tani me dyshen Ruçi - Gjinushi fillon Politika e Re! Shumë e Re! E re fringo! Njëri nipi i Spiro Kolekës, tjetri Ministri i Arsimit gjatë regjimit komunisto-enverist. Gjithsesi këto martesa apo fejesa që priten të kurorëzohen, tregojnë vetëm shkallën e kaosit brenda opozitës “së ndarë” dhe siç duken bathët “e bashkuar”.
Sidoqoftë, të gjithë e kanë kuptuar se Skënder Gjinushi nuk u bë deputet për shkak të sistemit të zgjedhur nga Rama dhe votuar me konsensus, por edhe pse mjetet e tij financiare ishin dobësuar këto vite. Përkrahësit e tij “skafista” i kishin hedhur në drejtim tjetër investimet, dhe nuk kishin më nevojë për të. Situacionet ku ai “lundronte”, pra ata me partizanë e gjermanë po shuheshin dhe nuk kishte me rast t’i aplikonte në terren. Kështu që i mbeti vetëm media, të cilën nuk e tërhiqte më si protagonist, pasi Aleati kryesor i tij po predikonte Politikën e Re, “jashtë të majtës e të djathtës”. Atij i mbetej të ekstremizonte vetëm luftën ndaj Metës të cilën e kreu pa sukses, çka u vërtetua me votat e pamjaftueshme. Ai është hajmalia e byrosë politike. Ai mban rekordin e padëshiruar të të qenit i vetmi anëtar i Komitetit Qendror të një partie komuniste që ka qenë në pushtet në Lindje, që vazhdon ende të jetë kryetar i një partie edhe pse opozitare, 19 vite pas rënies së Murit të Berlinit. Për këtë Gjinushi është “delja e zezë” e së majtës. Sa kohë që Rama del në krah të Gjinushit, nuk mund të pretendojë se përfaqëson politikën e re, që kërkon të nxjerrë nga politika shqiptare të vjetrit. Se nuk mund të bashkosh në një linjë politike Skënder Gjinushin dhe Ajola Xoxën! Edvin Rama do të bënte më mirë sikur në krah të tij, në vend të Gjinushit, të vinte një skelet dinosauri. Në këto ditë pritet që edhe Paskal Milot të shpalli fejesën politike me fisin e socialistëve, por ai ka disa njolla në biografi, si për shembull deklarata se “Skendër Gjinushi është komunist ekstremist”. Të trashëgohen!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›