Një vit i humbur
Plot një vit më parë në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Ato do të duhet të ishin zgjedhjet model,prova e suksesit të demokracisë funksionale, një proces i besueshëm dhe produktiv dhe si të tilla, një shtysë e madhe e reformave dhe integrimit europian. Ato duhet të shënonin fundin e tranzicionit, ndarjen nga praktikat e gabuara të së kaluarës, ditën e parë të një Shqipërie normale dhe europiane. Ato duhet të dëshmonin maturi, përgjegjësi dhe vullnet politik për një qeverisje dhe politikë të moralshme e legjitime.
Një vit më pas Shqipëria është si një ditë përpara zgjedhjeve të 29 qershorit, një vend në krizë dhe luftë politike, e polarizuar, e mbushur me retorikë elektorale, e ndarë midis të mirëve dhe të këqinjëve, e dominuar nga akuza personale, në mungesë vizioni, sigurie, respekti, morali dhe perspektive. Zgjedhjet patën një palë fituese dhe një palë të humbur. Diferenca elektorale midis tyre ishte vetëm dy mandate, vetëm 10 mijë vota, gjithsesi diferenca politike u bë gjithnjë e më e madhe. Fituesit krijuan qeverinë me aleatë politikë të majtë, ata që mbetën në opozitë, krijuan një koalicion me aleatë të djathtë. Fituesit morën gjithçka dhe sillen sikur u përket gjithçka, të humburit sillen sikur iu është grabitur gjithçka, përfshirë edhe e drejta për qeverisje. Një bilanc tradicional për Shqipërinë, vend në të cilin me zgjedhje ende kuptohet mekanizmi për marrje apo ruajtje me çdo kusht të pushtetit.
Një vit pas zgjedhjeve mund të bëjmë një bilanc për ditët që lamë pas, fituesit dhe të humburit e tyre. Zgjedhjet prodhuan një parlament bardh e zi, të ndarë në dy lista partish, të mbushur me militant të bindur, zëdhënës të kryetarëve të partive respektive, individë që kulmin e tyre politik nuk e arritën përmes konkurrencës profesionale dhe vizionare, por përmes lidhjeve e shërbimeve personale, përkatësisë në klan, besnikërisë ndaj dikujt dhe gatishmërisë për të veshur uniformën e radhës. Në parlament mungojnë zërat qytetarë e civilë, ata u hoqën nga listat e kryetarëve dhe në vend të tyre u emëruan aktorë e nëpunës anonimë, pa identitet politik. Dikur parlamenti ishte vendi i debateve politike, seancat e tij ishin objekt debati publik. Debatet ligjore e politike ndonjëherë ishin seancë trajnimi për politikanët e rinj. Sot parlamenti është uniform, pa ide, pa vizion, pa debat profesional, një institucion amorf, ku vetëm dy vetë flasin dhe të gjithë të tjerët imitojnë ata të dy. Parlamenti i gëzohet numrit të madh të ligjeve e vendimeve të kaluara, por në thelb, asnjë ligj i miratuar nuk ka qenë thelbësor për reformat e premtuara, nuk ka dhënë produkt dhe shumica e vendimeve kanë qenë deklarative, teknike, korrigjuese, pa efekt publik.
Zgjedhjet prodhuan një qeveri legjitime, por me probleme të mëdha funksionimi dhe integriteti. Dy partnerët kryesorë në qeveri janë partnerë të rastësishëm, me programe politike të kundërta, me të kaluar dhe të ardhme të kundërt. PD e LSI janë në qeveri, por kanë probleme të mëdha në ushtrimin e qeverisjes. Në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën ato me marrëveshje ndanë 20% të posteve në administratën publike, duke kënaqur militantët e palëve, por ato ende nuk kanë arritur të marrin qoftë edhe një vendim të vetëm reformator. Një vit në qeveri ende nuk ka një projekt e përgjigje qeveritare për çështjen e pronave, për reformën në drejtësi, për reformën në shëndetësi, për reformën ekonomike, efektet e krizës globale dhe rënies së biznesit, për reformën në arsim, për reformat në organet e sigurisë, për reformën e pensioneve, reformën sociale, politikat ndaj emigracionit dhe punësimit, reformën energjetike etj. Ne kemi parë e vijojmë të shohim vendime pafund sesi të heqim një dokument nga përdorimi, të shtojmë një tjetër, të privatizojmë ndonjë objekt, të blejmë e të shesim aksione publike, por ende asnjë vendim të rëndësishëm reforme. Sepse palët nuk kanë program, nuk kanë marrëveshje, nuk kanë qëndrime afatgjata, nuk i besojnë njëra-tjetrës dhe me siguri, palët vetë nuk janë të interesuara shumë për çmimin politik të reformave të mësipërme.
Produkti i tretë i zgjedhjeve, janë aktorët politikë. Zgjedhjet larguan nga parlamenti kryetarët e partive të vogla, prodhuan dy parti të mëdha, dy liderë të fortë, dhe dy koalicione të balancuara. PS humbi zgjedhjet, por brenda pak muajsh ia arriti që krizën postzgjedhore ta shndërrojë në krizë për institucionet dhe vendin. Ajo bojkotoi parlamentin, nisi protesta masive, realizoi një grevë urie, dhe pas një viti u kthye në parlament me një bilanc pozitiv afatgjatë për veten, por negativ për vendin. Ajo vetë arriti t’i ndërkombëtarizojë dyshimet mbi zgjedhjet, të mbyllë problemet e brendshme, të zgjidhë çështjen e lidershipit, të konturohet si forcë negociatore para faktorit ndërkombëtar, dhe të bllokojë çdo nismë serioze të maxhorancës. Ajo, ashtu si maxhoranca, nuk bëri asgjë për interesin publik, për reformat e premtuara, për nevojën e një politike që nuk mendon vetëm për votën e vet, por edhe për votat dhe mendimet e të tjerëve. Kriza politike solli humbje të mëdha energjish, kohe dhe imazhi për Shqipërinë, dhe në balance të tilla nuk ka shumë vend për krenari.
Produkti i katërt zgjedhor ishin raportet e reja politike me institucionet kushtetuese dhe ndërkombëtare. Viti që lamë pas tregoi se parimi “secili para ligjit është i barabartë” nuk vlen për ministrat, deputetët, politikanët dhe zyrtarët e lartë. Asnjë rast korruptiv, skandalesh dhe abuzimesh nuk mori përgjigje ligjore, vetë prokuroria dhe gjykatat nuk dhanë shembuj seriozë pavarësie dhe integriteti profesional. Maxhoranca përfitoi nga rendja e opozitës vetëm pas kutive të votimit, për të marrë kontrollin e një sërë institucionesh kushtetuese, përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Në raportet ndërkombëtare Shqipëria bëri hapa të dukshëm pas. Nga një vend aspirues për anëtarësim në BE, vendi ynë u kthye në axhendën e BE-së si një vend problematik, në krizë dhe i paaftë të parandalojë apo menaxhojë krizat e veta. Vendimi i vetëm pozitiv europian, ai për liberalizimin e vizave, erdhi shumë vonë dhe Shqipëria përfiton si vendi i fundit në rajon, në një listë me Bosnjën, një vend në të cilin kemi pasur 5-7 vjet luftë civile. Me debatin postzgjedhor u vu në dyshim edhe integriteti i raportit vëzhgues të OSBE/ODIHR, dhe vetë ndarja e Parlamentit Europian në të majtë e të djathtë, pro e kundër dy partive në Shqipëri, ishte një dëshmi negative sesi ideologjitë e rastit dominojnë mbi vlerat dhe parimet universale. Zhvillim kontroversal, ishin investimet e dukshme publike të trupit diplomatik në problematikën e krizës shqiptare; pozitive sepse ata u bënë zëri i vetëm qytetar dhe i arsyeshëm në vend, negative sepse kriza jonë e rriti ndërvarësinë e institucioneve shqiptare ndaj zyrave europiane dhe amerikane në Tiranë.
Së fundi, viti kalendarik qershor 2009–qershor 2010 u mbyll në mënyrë më cinike. Shqiptarët braktisën selitë dhe sheshet e partive, vetë partitë braktisën misionin dhe përgjegjësitë e tyre, dhe të gjithë së bashku zbuluam se ishim vendi më sportdashës në botë. Kampionati botëror dhe debatet rreth tij zëvendësuan debatin politik të ditës, një sjellje tipike e një vendi me probleme të mëdha në kulturën demokratike dhe ndërgjegjen qytetare.
Një vit plot kundërshti, plot energji të humbura, plot shanse të hedhura tej, plot retorikë dhe pak produkt, plot pritje por me pak rezultate, thjesht një vit që duhet harruar, një vit tjetër i humbur. Të vetmit të fituar ishin 2-3 emra, kryesisht liderit e 2-3 partive kryesore parlamentare, të cilët janë njëherë njerëzit më të pushtetshëm në Shqipëri, një pushtet sa politik aq edhe ekonomik, mediatik e diplomatik. Të tjerët, sidomos ata që votuan dhe që shpresonin për ditë më të mira, u zhgënjyen edhe njëherë, siç ka ndodhur vazhdimisht gjatë tranzicionit shqiptar dhe siç fatkeqësisht pritet të ndodhë edhe në vjeshtën e afërm konfliktuale apo në zgjedhjet e ardhshme të (para)kontestuara lokale.