E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA, Blater kërkon falje për gabimet e arbitrave

JOHANESBURG-Kreu i FIFA-s, Sep Blater, tha se planifikon ndryshime në mënyrën se si do të kontrollohen ndeshjet e rëndësishme. Deklarata e Blaterit u bë pas debatit që ka nisur lidhur me gabimet e arbitrave dhe golat në disa nga ndeshjet kualifikuese të Afrika e Jugut 2010.

Blater njihet si një nga kundërshtuesit e përdorimit të teknologjisë për të sqaruar vendimet kundërthënëse të arbitrave në ndeshjet e futbollit. Ritransmetimi i ndeshjeve Angli-Gjermani dhe Argjentinë-Meksikë, që u zhvilluan të dielën, tregoi gabimet e arbitrave për dy gola kyçë në këto ndeshje.

Blater kërkoi ndjesë për gabimet e arbitrave gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Johanesburg.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›