Fokus/CIA jep alarmin: “Teherani ka uranium për dy bomba”
Në një intervistë për kanalin televiziv ABC, Drejtori i shërbimeve inteligjente amerikane (CIA) Leon Panetta ka dhënë alarmin mbi planet atomike të Teheranit, pas shqetësimeve të lëshuara gjatë samitit të G8-s: “një vit për të fabrikuar bombën, një vit tjetër për të zhvilluar një plan për ta përdorur”. Dhe mbi operacionet në Afganistan, ai thotë: “Ka progres, por është më e vështirë dhe më e ngadaltë seç parashikohej”
Nju-Jork - Irani ka mjaftueshëm uranium për të fabrikuar dy bomba atomike: këtë e ka thënë drejtori i CIA-s, Leon Panetta në një intervistë dhënë televizionit ABC, që rithekson alarmin që ka shprehur gjatë G8-s, në të cilën fuqitë e mëdha botërore kanë shprehur shqetësimin e tyre për paqen në botë dhe stabilitetin ndërkombëtar për shkak të zhvillimit të armëve të shkatërrimit në masë në raport - më specifikisht - me programin atomik iranian. Sipas drejtorit Panetta, Irani mund ta ketë bombën atomike në dy vite. Ai ka vlerësuar se Teherani “në një vit mund të fabrikojë bombën dhe në vitin tjetër mund të zhvillojë një sistem operativ për ta përdorur këtë armë”.
Afganistan - Lufta ka “progres”, por “është më e vështirë dhe më e ngadaltë seç parashikohej” - është shprehur shefi i CIA-s. “Numri i militantëve të Al-Kaedës në Afganistan është realitivisht i vogël” - shtoi Panetta”, “maksimumi janë 50 ose 100 terroristë”. Sipas shefit Panetta, “nuk ka dyshim që përqendrimi më i madh i Al-Kaedës është në zonat tribale të Pakistanit”. “Të fitosh në Afganistan do të thotë të kesh një vend me stabilitet dhe që nuk ofron strehim terroristëve të Al-kaedës ose Talibanëve që mbështesin Al-kaedën”. Sipas tij, “ky është metri për të matur suksesin e SHBA-ve në këtë vend”.
Izrael – Forca ajrore izraelite ndërkohë ka lëvizur pajisjet dhe armë në një bazë në Arabinë Saudite për të sulmuar Iranin. Gjithçka ka ndodhur me datë 18 dhe 19 qershor, kështu shkruan gazeta e mirënjohur “Jerusalem Post”. Baza është 8 km nga qyteti veriperëndimor i Tabuk-ut, qyteti më i afërt i Izraelit. Dy javë më parë britanikja “Times” tregoi se Riadi, djepi i vehabizmit sunit dhe armike e shi’tëe iranianë ka autorizuar qarkullimin e avionëve izraelitë në hapësirën e saj ajrore.