Cruz: “Asnjë emocion kur putha Scarlett Johansson”
Aktoja e famshme Penelope Cruz konsiderohet me fat pas interpretimit të dy filmave të Ëoody Allen dhe aktoren bjonde Scarlett. Përveç pikëpyetjeve në lidhje me të dashurin e saj, ajo ka pranuar se të puthte Johansson nuk kishte asgjë speciale. “Nuk kemi folur shumë për këtë temë, kur Ëoody na sqaroi si duhet të interpretohej skena, unë dhe Scarlett nuk patëm ndonjë impresion të madh. M’u duk sikur nuk ndodhi asnjë gjë”, është shprehur Cruz. Ndërkohë bukuroshja bionde Scarlett për puthjen me spanjollen Cruz në filmin e ri të Ëoody Allenit, “Vicky Cristina Barcelona”,- është shprehur se pavarësisht hiperbolizimit të skenës së “nxehtë”, asgjë nuk ka ndodhur ashtu siç ka pritur ajo.
“E marr me mend hiperbolizimin e gjendjes, por mendoj se kjo ka të bëjë me faktin që njerëzit janë shumë konservativë. Aty ishin rreth 60 persona të cilët qëndronin ulur dhe hanin sanduiçe! Është vërtet gjëja më pak seksi që mund ta imagjinosh”,- ka shpjeguar aktorja.
Solange: “Beyonce nuk është rivalja ime në muzikë”
Asnjë rivalitet, vetëm solidaritet dhe dashuri. Në shtëpinë Knowles duket se mbizotëron harmonia dhe të gjithë janë të lumtur që motra e vogël Solange, e yllit të muzikës Beyonce, po arrin suksesin falë këngës ”I Decided” e cila hap albumin “SoL-AngeL and The Hadley St. Dreams” që del në SHBA më 26 gusht.
Është vetëm 22 vjeç dhe ka provuar të jetojë me suksesin dhe famën, por jo vetëm kaq. Solange ka një djalë 3 vjeçar dhe një divorc pas krahëve. Ajo u divorcua nga lojtari i futbollit Daniel Julez dhe po mendon të shpërngulet në Hollivud. “Më pëlqente të jetoja në Idaho dhe kjo ishte një periudhë e përkryer edhe për vitet e para të jetës të djalit tim. Nuk mendoj se marrëdhënia jonë do të ishte kaq e fortë nëse do të kishim jetuar në Houston ku është gjitha familja dhe të afërmit”,- është shprehur këngëtarja. Solange duket e përgatitur edhe në përgjigjet që jep për mediat. “ Nuk e kam dëgjuar kurrë motrën time të flasë për jetën private dhe e njëjta gjë vlen edhe për mua. Kështu na kanë mësuar prindërit. Ne bëjmë muzikë dhe jeta private nuk ka lidhje me karrierën. Beyonce jeton në Nju Jork, ndërsa unë do të jetoj në Hollivud.
7 Gusht 2008