Holmes pranon: “Nuk jam inteligjente”
Katie Holmes, aktorja bukuroshe ka pohuar se nuk ka qenë inteligjente më parë dhe nuk është as tani në një moshë më të pjekur. Ish-aktorja e serialit televiziv, “Daëson’s Creek”, e cila është e martuar me yllin e filmit “Mission Impossible”, Tom Cruise, ka pranuar se është shumë e zakonshme sa i përket inteligjencës. “Nuk mund të mohoj që nuk jam inteligjente. Jam shumë normale, nuk jam një vajzë e butë dhe e kujdesshme. Unë vrapoj pas gjërave, e derdh ushqimin, them gjëra jo të këndshme...”,- është shprehur pa ndrojtje aktorja. Holmes tashmë ëhstë ambjentuar me jetën e shtëpiakes së thjeshtë pasi i duhet të merret me vogëlushen e saj, Suri. Ditët e fundit ajo ka tentuar të ndryshojë luk duke prerë flokët. Këtë herë është kënaqur me një model mashkullor dhe një krehje rebele për të shëtitur nëpër rrugët e Nju Jorkut. Qëkur merret me menaxhimin e shtëpisë së saj, Katie nuk ka humbur kohë dhe ka rendur tek një parukier i besuar. Ai të paktën di ta kënaqë më shumë se e ëma e Tomit, që sipas lajmeve të fundit, jo vëtëm që është shpërngulur në shtëpinë e çiftit, por pretendon edhe të edukojë të voglën Suri e cila është vetëm 2 vjeç. E si mund të rebelohej më mirë sesa me një stil flokësh mashkullor? Kushedi çmendon vjerra për modelin e ri të nuses së saj. Për ta kuptuar na duhet të presim lajmet e fundit nga jeta e yjeve të aktrimit.
Rihanna do të martohet?
Mediat kanë filluar spekulimet për një martesë të mundshme të Rihannës me të dashurin e saj Chris Brown. Mesazhi i qartë është dhënë nga një unazë me diamant në gishtin e këngëtares së “Umbrella” që nënkupton çifti po pret të martohet. Rihanna dhe Broën po përjetojnë një lidhje dashurie prej disa muajsh, megjithatë të dy kanë refuzuar se kanë një lidhje dhe janë çift, pavarësisht se janë parë duke u puthur në publik, përmendim këtu puthjen e zjarrtë të tyre në Los Angeles. Unaza e “Fejesës” së Rihannës ka rënë në sy edhe gjatë një show spanjoll muajin e kaluar. Nuk dihet ende nëse ata do të jenë burrë e grua së shpejti. Chris Brown është këngëtar dhe aktor. Dalja e tij e parë në skenë ishte në vitin 2005 me këngën “Run It”. Albumi i tij i parë u shit në 2 milion kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 3 milionë në gjithë botën. Brown ka filluar të kërcejë që në moshën 2 vjeçare dhe që në moshën 11 vjeçare u përshtat dhe zgjodhi të interpretonte ‘R&B. Me Rihannën Chris ka bashkëpunuar për këngën e njohur “Umbrella”.
7 Gusht 2008