Dasmë sekrete pa media e detaje
Vajza e presidentit amerikan ka vendosur të martohet nën fshehtësinë e mediave, duke zgjedhur fermën e familjes së saj për natën e madhe.
Një skulpturë engjëlli e zbukuruar me një vello nuseje dhe lule është vendosur në hyrje të Krauford, Teksas, nga banorët në shenjë mbështetjeje dhe respekti për dasmën e vajzës së presidentit. Jenna Bush dhe Henry Hager u martuan dje në fermën e familjes në Teksas, duke evituar dasmën prej princeshe që do t’i bëhej në Shtëpinë e Bardhë. Ajo u martua me të dashurin e saj prej shumë kohësh, Henry Hager. Banorët e adhurojnë. “Oh, do të thosha se Jenna është një e preferuar e vërtetë në këtë vend. Ne jemi vërtet shumë të lumtur për të”, tha Donald Citrano, pronar i një lokali pranë fermës “Prairie Chapel” afër Krauford. Citrano kreu edhe zbukurimet e tortës. Edhe protestuesit e luftës në Irak kanë vendosur të mbajnë qetësi për një ditë. Mbështetësit e aktivistes së paqes, Cindy Sheehan, të cilët prej tre vitesh kanë ngritur një kamp pranë fermës së familjes Bush, thanë se do të nderojnë dasmën duke mos bërtitur kundër politikës së Bushit për të paktën këtë ditë. Në dasmë morën pjesë të paktën 200 të ftuar. Në hyrje të fermës ka një pankartë të madhe që përgëzon çiftin. Vajza e parë e presidencës amerikane ka vendosur ta bëjë dasmën në fermë, për të evituar median mbi një nga dasmat më të përfolura të botës.