E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teksas, kafkë për të pirë marijuanë

Tre adoleshentë nga Teksasi u arrestuan pasi dyshoheshin se kishin përdorur një kafkë të një 11-vjeçari për të pirë marijuanë.

Sipas policisë së Hjustonit, ata kishin hapur varrin e fëmijës, kishin shkëputur kafkën nga trupi dhe e kishin përdorur atë si llullë. Matju Riçard Gonzalez dhe Kevin Uade Jones e kanë pranuar këtë fakt. Ata janë të dy 17-vjeçarë. Dy djemtë kanë marrë ndihmë nga një mik i tyre 16-vjeçar. Policia nuk ka ende asnjë provë fizike, por ata kanë hapur një çështje hetimi bazuar në deklaratat e tre adoleshentëve. 17-vjeçari Kevin Jones është marrë në pyetje gjithashtu nga policia edhe për vjedhjen e një kase kartash krediti. Vetë adoleshentët kanë rrëfyer edhe vendngjarjen për policinë, pasi u penduan për aktin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›