E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanada, frikë për epidemi misterioze

Udhëtarët e një treni që po udhëtonte nëpër Kanada janë vendosur dhe izoluar në një karantinë, pas simptomave misterioze të disa njerëzve që po

 udhëtonin me këtë tren, prej të cilave gruaja humbi edhe jetën. Disa persona të tjerë raportuan shenja të një sëmundje të ngjashme me gripin, megjithatë shtabet e emergjencave shëndetësore ngritën dyshime mbi ekzistencën e një virusi të panjohur, i cili mundej edhe të përhapej. Forca policore dhe ambulanca kanë shkuar për të zbuluar shkakun e sëmundjes misterioze të gruas që humbi jetën si dhe për të ndihmuar udhëtarët e trenit që gjendet 800 kilometra larg Torontos. Pas analizave të detajuara, u zbulua se gruaja që humbi jetën dhe gjashtë udhëtarët e tjerë të sëmurë, nuk kishin asnjë lidhje me viruse të rrezikshëm për të tjerët dhe 290 udhëtarët e tjerë të trenit dolën nga karantina.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›