Hapet panairi “Klik-Ekspo Grup”. Berisha: Besim tek ekonomia shqiptare

“Klik-Ekspo Grup” hapi pasditen e të enjtes panairin e përvitshëm të nëntorit. Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit Sali Berisha i cili e ka vlerësuar këtë panair si më të vecantin e viteve të fundit për kohën në të cilën vjen. Berisha duke u bazuar në gjeografinë e shteteve të pranishme në panair tha se ai përbën një besim të të huajve në ekonominë shqiptare.
“Ky panair në prag të festës së madhe të pavarësisë dhe të heqjes së vizave për Shqipërinë dhe shqiptarët është mesazhi I madh shprese, besimi tek biznesi dhe ekonomia shqiptare” tha Berisha.
Të ftuar nderi në këtë panair ishin kompani të ardhura nga belgjika. Ndërkohë që të pranishme me produktet e tyre në stendat e ekspozimeve përvec prodhuesve më të mëdhenj të vendit ishin edhe kompani polake, ceke dhe të vendeve të rajonit pa përjashtim.
Adi Darsi