E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmendet moti në Francë. Veriu ngrin, jugu ditë vere

Kulla Eiffel është mbuluar nga bora ndërsa Franca përjeton një mot me të vërtetë të cmendur. Parisi e veriu mbeten të bllokuar nga bora, ndërsa përjeton temperatura pranvere jugu i vendit.

Autokolonat e makinave kanë qenë të gjata në kryeqytet ndërsa për turistët pamja e Parisit të mbuluar me borë ka qenë një e papritur romantike. Vështirësitë më të mëdha janë ndeshur në aeroporte ku qindra udhëtime janë anulluar kryesisht në aeroportin ndërkombëtar "Charles De Gaulle".

Air france ka vënë në dispozicion të udhëtarëve të saj 1.200 krevatë të cilët megjithatë janë të pamjaftueshëm për të gjithë udhëtarët e mbetur në tokë. Autoritetet njoftojnë se për shkak të rrugëve të bllokuara ëshët thuajse e pamundur të gjesh dhoma të lira në hotele gjithashtu. Por në Tolosa, në jug të vendit pamja që të ofrohet është krejt tjetër. Kolona e mërkurit aty shënonte 16 gradë. Temperatuara pranverore u raportuan dhe në Lione, që vetëm dy ditë më parë ishte i zhytur në kaos për shkak të rreshjeve të dendura.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›