David Beckham,tatuazh dedikuar Victorias
David dhe Victoria Beckham janë padyshim një nga çiftet më të të famshëm të ekranit, të cilët duken aq perfektë. Mbrëmjen e djeshme çifti u shfaq në harmoni të plotë përsa i përket jo vetëm humorit të tyre por edhe pamjes. Të dy ishin veshur në të zeza dhe dukeshin më elegantë se kurrë.
David është krenar që ka një femër të tillë përkrah, madje e ka treguar këtë edhe me tatuazhin e ri që ka bërë në dorën e majtë,thekson “Zhurnal”.
Ish futbollisti i famshëm ka shkruar Victoria si një shenjë dashurie ndaj saj.
Ata kanë qenë të pranishëm në eventin e modës “Global Fund and British Council Party” në Londër, ku kanë qenë të pranishëm emra të shumtë të modës të cilët kanë biseduar dhe janë fotografuar edhe me çiftin. P.K
