E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ Ministri çon vetë në spital fëmijën rom pasi i ishte refuzuar shërbimi

Jo pak njerëz janë shtangur sot në oborrin e Spitalit Ushtarak, kur nga makina e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u shfaq një djalë i vogël rom.

Me këmbën në allçi, ai u drejtua për nga dera e spitalit për herë të dytë brenda pak ditësh.

Elidoni i vogël, 2 vjeçar, është fëmija i aksidentuar më 31 gusht në rrugën përballë pallatit me shigjeta, aty ku prej më shumë se pesë javësh familjet rome kanë ngritur çadrat pasi u dëbuan nga trualli i ish-Dekorit, ku edhe jetonin prej vitesh.

Veliaj e kishte njohur Elidonin gjatë vizitës që kreu në ditën e tij të parë të punës tek 37 familjet e shpërngulura rome.

Nëna e Elidonit i qe ankuar se e kishte çuar djalin për vizitë në spital, por që andej kishte dalë e përbuzur dhe pa mjekim.

Dy ditë më pas, Veliaj duket se e ka mbajtur premtimin.

Ai e ka marrë në makinën e tij Elidonin dhe e ka shoqëruar personalisht në Spitalin Ushtarak, ku fëmija mori trajtimin e munguar mjekësor.

Veliaj u shoqërua edhe nga deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti, ish- shef i Urgjencës.

Ministri i MSR-së ka premtuar zgjidhje të shpejtë për sistemimin e familjeve rome, të cilat ende sot jetojnë në kushte jo normale.

erion veliaj me romet

erion veliaj con romin ne spital

erion veliaj me romin

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›