David Bekam deklaron dorëheqjen nga futbolli aktiv
ANGLI- David Bekam deklaron dorëheqjen në moshën 38-vjeçare. Edhe pse Paris SG i kishte afruar zgjatjen e kontratës, Bekam e ka refuzuar atë, duke deklaruar se mosha 38-vjeç është më e mira për t’u tërhequr nga futbolli. Për fatin e tij, sezonin e fundit arriti të fitojë kampionatin në Francë me Paris SG, por kjo nuk mjaftoi që ai të vijonte karrierën e tij.
Bekam është aktivizuar edhe në 115 ndeshje me Kombëtaren angleze, duke mbyllur një karrierë të gjatë, kur ka veshur fanella të rënda, si ajo e Mançester Junajtid, Real Madridit apo Milanit. “Falënderoj Paris SG për mundësinë që më dha, për të vijuar të luajë futboll për të paktën edhe një vit, por mendova se ky është momenti i duhur për t’u tërhequr”, - deklaroi Bekam.
David Bekam e ka nisur karrierën me Mançester Junajtid, pikërisht i rritur nga Aleks Ferguson, që për koicidencë, edhe ai u tërhoq para pak ditësh. Bekam ka luajtur edhe me Realin e Madridit, Galaxy, Milan dhe së fundi me Paris SG në Francë.
Tani pritet se çfarë do të bëjë ylli i futbollit anglez, teksa një vit më parë u diskutua që mund të ishte zëvendëstrajner i kombëtares angleze. Duke pasur një menaxhere të fortë në krah si Viktoria, mendohet se edhe pas futbollit aktiv, ai do të jetë një figurë shumë e rëndësishme e futbollit anglez dhe jo vetëm.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)