Piloti më i ri në botë është vetëm 19 vjeç
BRITANI – Eshtë vetëm 19 vjeç, por do të mbajë mbi shpatulla përgjegjësi të mëdha. Britaniku Ryan Irwin është piloti më i ri në botë, i kontraktuar nga kompania ajrore “Ryanair”.
Kompania do t’i besojë 19-vjeçarit drejtimin e një avioni pasagjerësh, tip Boeing, në muajin shtator, kur ai të ketë përfunduar shkollën prestigjioze “Oxford Aviation Academy”
19-vjeçari deklaroi se deri para pak kohësh e kultivonte pasionin e tij vetëm duke ndërtuar avionë të vegjël. Por tashmë loja bëhet serioze: nga lodrat e librat, ai duhet të ngrejë në qiell një avion të vërtetë.
(er.nu/BalkanWeb)