PS-Kodheli: “Saliu bën budallanë, ndaj kritikave të ashpra të KE-së”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas dorëzimit të progresraportit të KE-së nga Lohan kryeministrit Berisha, duke thënë se “Saliu i politikës së vjetër luan rolin e budallait duke i përfshirë edhe kritikat e ashpra të raportit të KE në listën e sukseseve të tij imagjinare”. Zëdhënësia e selisë rozë, Mimi Kodheli, tha në një dalje publike se “në këtë ditë të madhe të ndryshimit për Amerikën dhe botën, Saliu i politikës së vjetër luan rolin e budallait duke i përfshirë edhe kritikat e ashpra të raportit të KE në listën e sukseseve të tij imagjinare. Ndërkohë, që sot një tjetër shqiptar i pafajshëm ka humbur jetën në minierën e Bulqizës. Sot është dita për t i thënë Sali Berishës: Ora jote ka mbaruar! Shqiptarët s mund të të durojnë më shumë se muajt që të kanë mbetur. Plagët që ti po hap përditë, ne do t i shërojmë duke filluar nga rritja e sigurisë së jetës për çdo shqiptar pa dallim”.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008