David Braun i dënuari i parë i pedofilëve
13/01/2010 Për të njëjtën vepër penale u dënua edhe kreu i kësaj qendre, David Braun. Ky i fundit është dënuar nga gjykata me 20 vjet burg dhe me largim të detyrueshëm. Por ka qenë Braun ai që ka dëshmuar kundër dy kolegëve të tij, duke i akuzuar për përdhunim të të miturve. Në një prej seancave gjyqësore David Braun ishte thirrur për të dëshmuar. Ai i tha gjykatës se ka qenë mbrojtësi i fëmijëve dhe asnjëherë nuk ka abuzuar me ta, ndërsa shtoi se dy kolegët e tjera i ka parë disa herë të abuzonin, madje ka dëgjuar edhe ankesat e vet fëmijëve. David Braun kërkoi pafajësi nga gjykata. Ai ishte drejtuesi i qendrës “Fëmijët e tij”. Ndërkohë që gjykata e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 20 vjet burg.