David Foster Wallace

Pastaj nga te fillosh Se ne fund te fundit eshte David Foster Wallace. D.m.th. autori per te cilin me merr me shume malli. Shkrimtari qe me shume se kushdo tjeter ka ndryshuar letersine moderne. Thone eshte shkrimtar i mire. Kush e thote nuk ka kuptuar akoma. Bota eshte plot e perplot me shkrimtare te mire seshte aty ceshtja. Kadare eshte shkrimtar i mire London eshte shkrimtar i mire Dan Brown eshte shkrimtar i mire Stefen King Balzac. Bota eshte plot e perplot me shkrimtare te mire por pak jane gjeniale. E jane vetem ata qe e marrin letersine ne piken A edhe e cojne deri te pika B. Ska shume te tille ne gjithe historine e letersise numerohen me gishtat e kembeve. Homer Cervantes Dostojevski Calvino Vonnegut ndoshta Salinger Proust e pa dyshim Wallace. Ka shume Sanco Panco por pak Don Kishote.
Kohet e fundit shume vijne nga Amerika. Tani mund te themi ca te duam por na pelqen apo jo jane gjithmone para. Evropa ka arritur te jape vetem pak trishtim. Franceze te ndryshem si binjaket Camus-Sartre-Houellebecq Saramago italiane te ngadalte. Ajo qe e kane te perbashket eshte fakti qe kur shkruajne shikojne vetem mbrapa. Libra te mrekullueshem dakord. Udhetime buze Senes dakord. Histori te brendshme dakord. Por gjithmone duke i shkelur syrin Balzacut a ndonje rusi tjeter.
Ne States muhabeti ndryshon. Leviz letersia e re na pelqen apo sna pelqen. Do ne nivel tregtar me danbrownizmat e ndryshme do ne nivel kulturor ha-ha. Salinger Vonnegut De Lillo psikiku Palahniuk Bret Easton Ellis Wallace. Ne fakt besoj se pyetja qe ndjek e gjithe letersia boterore e 50 viteve te fundit mund te permblidhet keshtu Holden Caulfield nuk eshte me femije eshte rritur me shpjegoni se cfare po i ndodh
Palahniuk flet per kete sepse ka arritur te shkruaje nje liber Fight club qe perfaqeson nje brez. Personazhi eshte i njejti qe leviz ne American Psycho vetem se kesaj here ka marre vendimin e gabuar ne nje menyre tjeter e megjithate jane nje pike uji. Defekti qe kane te dy eshte qe te tregojne se cfare po ben Holden keto dite por askush nuk arrin ta shpjegoje. Dhe ketu nderhyn Wallace. Wallace e di se pse po ndodh ajo qe ndodh. Wallace jo vetem qe tregon por ben ate qe askush tjeter nuk di te beje ta shpjegon. Wallace zbret vertet deri ne fund te personazhit i gerryen stomakun dhe nxjerr gjithcka ne hijen e drites. Ndaj edhe eshte unik ndaj edhe para dy vitesh kemi humbur busullen e vetme qe arrinte te na shpjegonte. Ndaj edhe eshte ai per te cilin me merr malli me shume.