Legjenda e Beratit

Mijera e mijera vjet me pare jetonte nje Zane shume e bukur. Nje dite ajo u takua me dy vellezer vigane Tomorin dhe Shpiragun. Sikurse ndodh shume here nder legjenda dhe shpesh ne te vertete te dy vellezerit rane ne dashuri me Zanen e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat te dy vellezerve dhe kaq thelle u hyri grindja per te sa qe shpertheu lufta vellavrasese.Tomori duke pasur nje shpate te shkelqyeshme i ra vellait te vet me te vogel brinjeve ndersa ky i fundit i armatosur me nje topuz shume te rende iu turr me furi duke e goditur sa mundte me fort.Zoti qe shihte cdo gje u trishtua dhe u zemerua prej pamjes aq te dhimbshme grindjes aq te pergjakshme midis vellezerve. Ata duheshin ndeshkuar per kete mynxyre qe shkaktuan. Prandaj Ai i ktheu fajtoret ne gur dhe i denoi te mbajne nder shekuj ne trup gjurmet e ketij luftimi te tmerrshem.Qe nga ajo kohe e lashte e deri sot vellai i madh Tomori i tregon diellit hapesirat e veta gropa-gropa dhe plasa te panumerta. Ndersa vellait te vogel Shpiragut kushdo qe kalon ne keto treva i sheh brinjet e copetuara e te thelluara vija-vija.
Shkaktarja e kesaj mynxyre Zana e bukur hirplote nuk duhej ti shpetonte zemerimit te Zotit ndaj Ai e ktheu ne nje kodrinez shkembore mbi te cilen nje dite filluan te vendosen gure mbi gure dhe u ndertua nje keshtjelle e madhe e bukur qe qendron edhe sot madheshtore mbi qytetin e Beratit.Zana e bukur qe i donte vellezerit po jo zemerimin e tyre te derdhur mbi njeri-tjetrin qau e qau pa mase. Ai lume qe tani mban emrin Osum sipas legjendes nuk eshte gje tjeter vecse rrekeja e loteve qe lagu gure e shkemb dhe u derdh mes dy vellezerve prej Zanes hyjneshe per tu treguar se dhimbja per kete fatkeqesi asnjehere nuk do ti shtere lotet.