Fundi i sezonit veror dhe leximi i librit

Libri është një nga shoqëruesit më të mirë të njerëzve, sidomos në ditët e pushimeve. Tani që jemi në ditët e fundit të muajt gusht, librat më të preferuar duket se kanë qënë romanet, kryesisht të lehtë apo të ashtëquajtur ndryshe rozë. Ndër librat më të lexuar kryesojnë ata të përkthyer, por edhe disa libra të shkruar në gjuhën shqipe, të autorëve të njohur si Ismail Kadare apo Fatos Kongoli.
Ndërsa përsa i përket librave të rinj, për këtë jave vjen si prurje e re "Rrëkeza", një libër i shkruar nga Kim Thuy. Ky libër është një rrëfimi i një refugjateje vietnameze, një të imbarkuarje mbi gomone, kujtimet e së cilës bëhen shkak herë pas here për tu zbavitur, herë për tu zhytur në mendime, duke valëzur midis tragjikes dhe komikes midis Sajgonit dhe Granbit, midis prozaikes dhe shpirtërores, midis vdekjeve të deformuar dhe jetës së vërtetë.
Bibliteka Filozofike “Misioni Intelektualit”, ky libër vjen nga Johan Gottlib Fichte, e ndërsa një prurje e re është edhe “Gjerdani i firmës Bullgari" me autor Fay Weldon.