David Vila: Dua Barcelonën, paguaj edhe paratë
Sulmuesi i kombëtares spanjolle kërkon me çdo kusht të kalojë në radhët e kampionëve të Evropës për sezonin e ardhshëm duke sakrifikuar edhe nga buxheti i tij. “El Pais” njofton se Vila është gati të paguajë 8 milionë euro, diferenca e shifrave të klubeve. Barcelona ka ofruar 42 milionë, ndërkohë që Valencia kërkon 50 milionë.
Lojtari e shpreh hapur dëshirën e tij për të mos luajtur më në radhët e Valencias në një kohë kur presidenti Manuel Llorente kërkon të marrë maksimumin nga shitja e tij.
Barcelona aktualisht i ka drejtuar sytë te sulmuesi i Atletikos së Madridit, Diego Forlan, por presidenti i kryeqytetasve deklaron se uruguaiani është i pashitshëm, duke i dhënë shpresë edhe Vilës për të kaluar te katalanasit.