Davide Santon falënderon Hoze Murinjon
Milano - Hoze Murinjo merr një falënderim të veçantë nga Davide Santon, të cilit i dha mundësinë të lëvrohet në kampionatin italian me skuadrën e Interit. Mbrojtësi Santon është një nga zbulimet më të mëdha të Serisë A për këtë sezon, dhe merita kryesore për të i takon trajnerit portugez.
“Murinjo më ka dhënë gjithçka. E falënderoj shumë për besimin e treguar ndaj meje, dhe atë çfarë ka bërë për mua. Gjithçka që kam arritur këtë sezon është edhe një falënderim i madh për të”, deklaron i riu i futbollit italian.
Lidhur me momentin e debutimit, Davide Santon thotë: “Kënaqësia më e madhe e sezonit ishte debutimi im. Pastaj shtova vetëbesimin dhe isha në gjendje të luaja me yjet më të mëdhenj të futbollit. Festa e mbrëmshme ishte vërtet e bukur, dhe shpresoj të jetë e para për shumë të tjera në karrierën time”.
Futbolli italian vitet e fundit është duke u përballur me një shterje të talenteve në repartin e mbrojtjes, dhe emri i Santonit vjen në një moment të rëndësishëm. Hoze Murinjo e konsideron 18-vjeçarin si pasardhësin e legjendës Paolo Maldini në futbollin italian. Botërori "Afrikë e Jugut 2010" do të jetë një mundësi e mirë për mbrojtësin Santon të përfaqësohet me Italinë.