E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseja e Lorik Canës zbret në vendin e dytë

Marsejë - Olimpiku i Marsejës pësoi një humbje shokuese 1-3 brenda në fushën e vet përballë Lionit, duke rënë kështu nga bashkëkryesimi i kampionatit francez. Skuadra e Lorik Canës mbetet me tre pikë larg Bordosë, e cila arriti të fitonte në fushën e vet përballë Le Mansit me rezultatin 3-2.

Përballja mes Olimpikut të Marsejës dhe atij të Lionit është konsideruar si derbi i Francës, të cilin e fituan kampionët në fuqi. Dy golat e parë për miqtë u shënuan nga super talenti Karim Benzema.

Silven Viltord ngjalli shpresat e marsejezëve, të paktën për një pikë, kur shkurtoi rezultatin gjashtë minuta para përfundimit të takimit. Por, në minutat shtesë i mirënjohuri ndërkombëtarisht, braziliani Zhuninjo, arrin të shënojë golin e tretë duke vulosur rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Marseja ndodhet në vendin e dytë me 71 pikë, tre më pak se Bordo. Ndërsa, Lioni ndodhet në vendin e tretë me 67 pikë. Kampionatit francez i duhen edhe dy javë nga përfundimi i sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›