Futbolli, viktimë e famës së tij

“Ky nuk është një fenomen regjional. Kjo duhet të marrë fund”, tha Blatter gjatë asamblesë së përgjithshme të Konfederatës afrikane të Futbollit. “Ne do të bisedojmë rreth kësaj çështjeje në Kongresin e FIFA-s. Futbolli është bërë viktimë e famës së tij”, theksoi ai.
Blatter po ashtu njoftoi se organizata ndërkombëtare policore Interpol do të jetë pjesëmarrëse në kongresin e ardhshëm të FIFA-s, në maj, që mbahet në Budapest të Hungarisë.
Më herët gjatë javës, Federata e Futbollit e Afrikës së Jugut bindi FIFA-n t’u japë prioritet hetimeve për dyshimet rreth kurdisjeve të ndeshjeve ndërkombëtare, para Kampionatit botëror 2010.
Reputacioni i Afrikës është dëmtuar rëndë, pas skandalit në shtetin fqinj, Zimbabve, ku më tepër se 80 futbollistë u suspenduan, pas dyshimeve për përfshirje në kurdisjen e ndeshjeve.