E Shtunë, 31 Tetor 2026

Davutoglu: Turqia, përgatitet për bllokadën në Gaza

Ministri i Jashtëm i Turqisë, tha se shteti i tij po përgatitet për të paraqitur çështjen e bllokadës izraelite në Gaza para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
 

Ahmet Davutoglu, në një intervistë televizive ka deklaruar se Ankaraja nuk e njeh bllokadën dhe se javën e ardhshme do të nis procedurat për të dëshmuar joligjshmërinë e kësaj bllokade në gjykatën në Hagë. Komenti i tij pason kërkesën për riparimin e marrëdhënieve të cilën sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki Moon, u drejtoi të dyja vendeve.
 

Të premten, Turqia dëboi të dërguarin e Izrealit në Ankara, ndërsa pezulloi bashkëpunimin ushtarak me këtë vend. Reagimi i Turqisë erdhi pas publikimit të një raporti të Kombeve të Bashkuara mbi vrasjen e nëntë turqve gjatë bastisjes së një flote ndihmëse e cila po lëvizte drejt Rripit të Gazës. Izraeli ka shprehur keqardhjen për incidentin që daton në maj të vitit 2010, por ka refuzuar të kërkoj falje për atë që ndodhi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›