E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama apelon për miratimin e ligjit të transportit

Presidenti Barack Obama i ka bërë thirrje Kongresit të miratojë projektligjin për transportin, për të siguruar fonde për rrugët dhe rikostruksionet, duke argumentuar se dështimi i saj mund të sillte katastrofë ekonomike. “Nuk ka më nevojë që të rrezikojmë vendet e punës, në një nga sektorët më të rëndë në këtë kohë recesioni”, deklaroi Obama gjatë intervistët radiofonike javore, duke shtuar se nuk ka asnjë arsye se përse duheshin shkurtuar fondet për projektet e transportit, ndërkohë që shumë rrugë dhe ura janë dëmtuar gjithashtu.
 

Presidenti amerikan gjithashtu nuk ka miratuar propozimin për përforcimin e rregullave, lidhur me ndotjen e ajrit. Ai ka urdhëruar agjensitë e mbrojtjes së mjedisit që të përdorin planet për reduktimin e ozonit, i cili kontribuon në rritjen e smogut. Edhe ky vendim është mirëpritur nga republikanët, ndërsa ambjentalistët kanë kundërshtuar vendimin. Lëvizjët e Obamës për të gjitha projektligjet apo dhe taksat që vendosen apo hiqen janë pjesë e planit për të shpëtuar ekonominë amerikane.
 

Shifrat e papunësisë që mbeten mbi 9 për qind dhe me besimin e publikut në rënie, sipas mediave amerikane presidenti, Barak Obama ndodhet nën presion për të propozuar mënyra të reja të rritjes së vendeve të punës. Ndërkohë, një raport i publikuar të premten, tregoi se punësimi nuk u rrit me asnjë pikë gjatë muajit gusht në Shtetet e Bshkuara. Sipas raportit ekziston një ulje e besimit të investitorëve nga mungesa e një pakete stimuluese nga ana e rezervës Federale.

Presidenti Obama pritet të njoftojë një plan të ri për rritjen e punësimit të enjten e ardhshme, i këshilluar edhe nga ekspertët e Shtëpisë së Bardhë se është pikërisht koha për veprime konkrete.
Fjalimi i tij në 8 shtator përpara Kongresit, në të cilat do paraqiten vendime të rëndësishme pritet edhe të vulosin fatin si president, të Obamës lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›