E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, përfaqësuesi i OKB-së, viziton Tripolin

Një i dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara mbërriti në kryeqyetin libian, si një mbështetje për rizhvillimin e vendit. Ian Martin, arriti në Tripioli për të diskutuar se si Kombet e Bashkuara ndihmojnë Këshillin Kombëtar Tranzitor. Ky i fundit është ende nën luftë me Gadafin dhe forcat e tij besnike.

“Mendosj se e ardhmja e Libisë do të përballet me sfida të mëdha”, tha Martin. Autoritetet e Këshillit Tranzitor, që qeverisin përkohësisht Libinë ka deklaruar se synojnë brenda një kohe të shkurtër të rikthejne qetësinë në Tripoli. Kreu i tij, Mustafa Abdel Jalil tha për mediat se po punohet që të gjithë luftëtarët, që nuk janë pjesë e ushtrisë, të dorëzojnë armët dhe të rikthehen në shtëpitë e tyre. Jalil tha gjithashtu se do të ngrihet një komision, në përbërje të të cilit do të jenë edhe liderët e fiseve tribale, për të bashkërenduar punën në muajt e ardhshëm.
 

Ndërkohë që disa dokumenta, kanë nxjerrë në dritë disa aspekte të marrëdhënieve mes SHBA dhe Britanisë së Madhe dhe Libisë. Këto dokumente të Human Right Ëatch, tregojnë se ka pasur një bashkëpunim shërbimeve inteligjente libiane dhe CIA dhe agjensive të tjera.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›