E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu Buxheti 2012 synon mbrojtjen dhe permiresimin e mjedisit

Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu theksoi sot gjatë seancës së Kuvendit ku po diskutohet në parim mbi projektbuxhetin 2012 se ky buxhet synon mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Totali i parashikuar i shpenzimeve për vitin 2012 për Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve e Administrimit te Ujerave është në masën 2.3 miliardë leke ose 0.17% e PBB.

Sipas ministrit Mediu, përmirësimi i menaxhimit të fondit pyjor, mbrojtja e fondit pyjor dhe kullotave nga dëmtuesit, sëmundjet, zjarri dhe faktorë të tjerë natyrore duke ulur sipërfaqen mesatare të prekur për çdo rast zjarri ne 2-4 ha deri ne 2014 dhe duke ulur me 10% /vit sipërfaqen aktuale të prekur nga sëmundjet , përfshihen në këtë buxhet.

"Ulja me 3% e emetimit te gazeve sere dhe adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike për Derdhjen e Lumenjeve Drin dhe Mat, si rritja e sipërfaqes së Zonave të Mbrojtura nga 13 në 17 % në vitin 2013, janë disa nga objektivat që synon ky buxhet për mjedisin u shpreh Mediu, duke ftuar opozitën që ta votojë këtë buxhet nëse bindja e tyre është mbrojtja e mjedisit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›