E Diel, 1 Nëntor 2026

Menaxherët nuk guxojnë të flasin për selektor

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka bërë të ditur se Premierliga ka kërkuar nga të gjithë menaxherët e saj të mos e diskutojnë postin vakant të selektorit të Anglisë.

Strategu i Tottenhamit, Harry Redknapp, është përshkruar nga Ferguson si “njeriu i duhur” për të zëvendësuar ish selektorin Fabio Capello. Por, Premierliga u ka dërguar letër menaxherëve të Premierligës, pas kërkesës nga Tottenham që ata të mos diskutojnë kandidatët e Anglisë që aktualisht janë nën kontrata.

“Jam befasuar, nuk kam pritur një letër të tillë”, tha Ferguson për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›