Tevez duhet të falet
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli ka këshilluar tifozët e klubit të mos e vërshëllejnë Carlos Tevezin pas rikthimit të argjentinasit në fushë.
Tevez nuk ka luajtur për Cityn prej kur menaxheri Roberto Mancini e akuzoi për refuzim të inkuadrohej nga bankina në humbjen nga Bayern Munich në shtator. Por, Tevez ka kërkuar falje dhe është kthyer në klub.
“Mendoj se tifozët duhet të jenë ashtu siç kanë qenë në të kaluarën. Nëse ata i bëjnë presion Carlosit, ata do t’i shkaktojnë presion tërë skuadrës”, tha Balotelli për BBC Sport.