Liverpooli pas Defoe

Me Luis Suarez të suspenduar me 8 ndeshje për shkak të fyerjeve raciste ndaj Patrice Evras së Manchester Unitedit, Liverpooli është në kërkim të përforcimeve.
Sipas shtypit anglez, ‘Reds’ kanë vendosur të provojnë ta transferojnë sulmuesin Jermaine Defoe. Liverpooli është i gatshëm t’i ofrojë 10 milionë euro për 29 vjeçarin e Tottenhamit, por Spurs, përkundër faktit se përfaqësuesi anglez nuk po ka hapësira, nuk duken të bindur për të hequr dorë nga ai.
Megjithatë, Liverpooli pritet të përforcohet gjithsesi, duke e pasur parasysh ngathtësinë e Andy Carrollit në sulm.