E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi në Londër, por si komentues

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi, ka qenë dje në mbrëmje në stadiumin “Emirejts” të Londrës, ku ka bërë dhe komentin teknik të ndeshjes së Championsit mes Arsenalit e Milanit, koment që bëhet për kanalin premium të Mediasetit në Itali. Trajneri kuqezi ka pasur një mision, i cili nuk lidhej me Kombëtaren, por me detyrimin e tij kontraktual me televizionin e fuqishëm italian, detyrim që ekzistonte që përpara se të nënshkruhej kontrata mes tij dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Sakaq, De Biazi bën shpesh edhe analiza e komente në ndeshje si të Serisë A dhe të Serisë B në Itali, kjo të paktën deri në fund të këtij sezoni, kur edhe i mbaron kontrata me Mediaset.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›