Bogdani: I lumtur, ika nga Çezena
Futbollisti shqiptar, Erjon Bogdani, pas 2 sukseseve të fundit të Sienës dhe golave të shënuar, deklaroi se skuadra është gati për të dhënë akoma më shumë dhe i kënaqur që iku nga Çezena. “Jam i lumtur për golat që kam shënuar, por gjëja me e rëndësishme është rezultati. Fitoret me Palermon dhe Kaljarin na dhanë pak frymëmarrje. Jemi të gjithë gati për të dhënë maksimumin, ndërsa zgjedhjet i takojnë trajnerit. Konkurrenca nuk më shqetëson, pasi nuk erdha këtu për të pasur një vend titullari, por ta fitoj si i barabartë. Nuk e di nëse te Çezena janë penduar që më lanë të largohesha, por unë dua të falënderoj presidentin, i cili kur kërkova largimin, aprovoi menjëherë edhe pse oferta erdhi nga një konkurrent direkt si Siena”, deklaroi Bogdani.