E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana hedhin hapin për në gjysmëfinale të Kupës, të tjerat presin

Ndeshjet e katërta në grupet çerefinale të Kupës së Shqipërisë kanë dhuruar dy tablo, ku në Grupin A fitojnë kryesuesit, Tirana dhe Bylis, ndërsa në Grupin B të dy ndeshjet kanë përfunduar në barazim 1-1. Tirana me fitoren 2-0 ndaj Kamzës është thuajse e kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës. Bardheblutë kanë qenë më superiorë se miqëtë, si dhe kanë shpërdoruar shumë raste shënimi. Goli i parë për Tiranën shënohet nga Bala në minutën e 51-të, ku para këtij momenti shkodrani kishte humbur edhe disa raste të tjera. Në minutën e 84 Cikalleshi shënon një eurogol duke i dhënë sigurinë fitores së bardhebluve. Bylis edhe kësaj radhe ka bërë detyrën në shtëpinë e tij, pasi ka mundur 3-1 Kastriotin dhe rënditet i dyti në grup me 5 pikë.

Flamurtari dhe Skënderbeu duket se sot kanë ndiekur në distancë njëra-tjetërn. Në Vlorë janë miqtë nga Laçi që shëojnë në minutën e 15-të me Buljan dhe barazimi për vlonjatët vjen vetëm në minutën e 89-të me një gol të Pejiç të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Takimi Skënderbeu Vllaznia është zhvilluar në Laç, pasi stadiumi i Korçës vijon të jetë i dënuar. Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar 0-0. Në minutën e 76-të janë shkodranët që shënojnë me Hajdarin dhe kur mendohej se do të vinte humbja e parë për Skënderbeun e trajnerit Levi, në minutën e katërt shtesë Plaku barazon rezultatin. Duhet thënë se nga koha që çeku e ka marrë drejtimin e korçarëve, Skënderbeu është mundur në dy ndeshje Kupe, por në këto dy sfida në lojë nuk ka qenë grupi që drejton trajneri Levi, por skuadra e të rinjëve. Për këtë fakt thuhet se Skënderbeu i trajnerit Levi nuk ka asnjë humbje.

Grupi A

TIRANA KAMZA 2-0

Shënues: Bala 51, Cikalleshi 84

BYLIS KASTRIOTI 3-1

Shënues: Ristevski 12 (11-M), Izuçukuka 42, Meto 56 / Sefa 30

RËNDITJA

1-    TIRANA 10 Pikë

2-    BYLIS  5 Pikë

3-    KASTRIOTI 4 Pikë

4-    KAMZA  2 Pikë

Grupi B

FLAMURTARI LAÇI 1-1

Shënues: Pejiç 89 (11-m) / Buljan 15

SKËNDERBEU VLLAZNIA 1-1

Shënues: Hajdari 76 / Plaku 90+4

RËNDITJA

1-     SKËNDERBEU  8 Pikë

2-     VLLAZNIA  5 Pikë

3-     FLAMURTARI 5 Pikë

4-     LAǠ 2 Pikë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›