I prishin punët

Mbi të gjitha, për shkak të trajnerit të tij, Jose Mourinho. “Është i zhgënjyer nga të gjithë, përfshirë këtu edhe Mourinhon, sepse nuk e kanë mbrojtur. Ai ka ardhur në përfundim se po e humb prestigjin dhe se Reali nuk po i garanton tituj”, shkruan kjo e përditshme spanjolle.
Ish futbollisti i Manchester Unitedit ka dalë nga fusha me sy të mbyllur, pas humbjes në ‘El Clasico’. Portugezi dështoi në dy raste të pastra, ndërsa nuk munguan as vërshëllimat ndaj tij nga shikuesit e pranishëm në stadiumin Santiago Bernabeu.
Kurse në ndeshjen e Kupës së Spanjës, kundër Ponferradinas, portugezi shënoi gol, por nuk festoi, edhe pse të gjithë shokët i shkuan afër. Kjo e ka vënë në pah edhe më tej momentin delikat psikologjik që po kalon kampioni i ‘Los Blancos’.
Sipas ‘Sport’, e ardhmja e Ronaldos mund të jetë e lidhur me Manchester Cityn, i cili është duke e përgatitur terrenin me një ofertë të majme dhe bindëse për presidentin Florentino Perez.