Gjykata e Lartë, “i pason” Faktit të akuzuarit e Gërdecit
Pas disa orësh vijim seancash, Gjykata e Lartë ka shpallur dje moskompetencën për caktim të masës së arrestit për tre të pandehurit Mihal Delijorgji, Dritan Minxholli e Ylli Pinari, të akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Togat e zeza të kësaj gjykate kanë refuzuar të caktojnë masë sigurie në ngarkim të tre të pandehurve, duke argumentuar se kjo është një kompetencë e gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe se masë arresti në këtë gjykatë u caktohet vetëm personave me imunitet, në bazë të nenit 141/1 të Kushtetutës. Pas komunikimit të akuzave së “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të më shumë se dy personave”, “rrezikshmërisë së jetës së më shumë se dy personave dhe rrezikshmërisë së jetës së shumë personave të tjerë”, vepra penale këto të kryera në bashkëpunim, Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë. Në sajë të kësaj kërkese, organi qendror i akuzës kërkonte caktimin e një mase sigurie për veprat penale për të cilat akuzohen këta të pandehur, akuza që u janë komunikuar kohët e fundit dhe jo akuza për të cilat u është caktuar masa e arrestit pas tragjedisë. Por, kolegjet penale pasi kanë shqyrtuar kërkesën e bërë nga ana e prokurorisë, kanë shpallur moskompetencën e tyre duke ia kaluar çështjen Gjykatës së Shkallës së Parë, së cilës, sipas tyre, i takon të caktojë masën e arrestit. Duke qenë se kjo çështje është hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme, për shkak të marrjes nën hetim të një deputeti, Fatmir Mediut, deri para disa muajsh me imunitet, Prokuroria e Përgjithshme mendoi se duhej t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për caktimin e masës së arrestit. Por, kolegjet penale kanë argumentuar se si çështje themeli i takon kolegëve të Shkallës së Parë caktimi i një mase të tillë për tre të pandehurit, pasi ata nuk janë persona me imunitet. Pritet që shumë shpejt kërkesa të gjykohet nga Gjykata e Tiranës.
Akuzat
Ylli Pinari, ish-drejtori i MEICO-s, Mihal Deligjorgji, ish-administrator në fabrikën e Gërdecit, si dhe Dritan Minxholli, me detyrë drejtori teknik, akuzohen nga Prokuroria e Përgjithshme si autorë të tragjedisë së Gërdecit. Grupi hetimor ka nën hetim dhe dy ish-punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, Dashnor Çaushin dhe Sokol Gjecin. Këtyre të fundit nuk iu është komunikuar ende një akuzë, ndërsa po verifikohet përfshirja e tyre mbi vendimmarrjet dhe dijenitë për demontimin e municioneve në fabrikën e Gërdecit. Sipas hetimeve, të pandehurit kanë punësuar në këtë fabrikë punëtorë, të cilët jo vetëm që nuk kanë pasur dijeni në lidhje me procesin e demontimit, por nga ana tjetër kanë punësuar edhe fëmijë. Gjithashtu, një nga arsyet për të cilat këta të fundit konsiderohen si përgjegjës në këtë proces ka të bëjë me faktin se këta të fundit nuk kishin krijuar kushtet e punës për demontimin e municioneve. Tragjedia e Gërdecit ka ndodhur më 15 mars të këtij vitit, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë u plagosën, si pasojë e shpërthimit të fabrikës. Ndërsa nga ekspertizat e kryera në vendin e ngjarjes, rezultoi se shkaku i shpërthimit ishte aksidental dhe dyshohej të kishte ardhur si pasojë e fërkimit të barutit me dyshemenë, ku gjatë tërheqjes së saj dyshohet të ketë shkaktuar ndezjen e zjarrit, i cili më pas çoi deri në shpërthimin e fabrikës. Sipas hetimeve të kryera deri më sot nga prokuroria, ishte përcaktuar se në këtë fabrikë do të demontoheshin vetëm fishekë, por më pas janë demontuar edhe predha, demontime të cilat kryheshin në mënyrë artizanale.